FRD, Bamir Topi: Berisha
presion për SHISH e "Spiunët"
Ish-kreu i shtetit aktualisht kryetar i FRD Bamir Topi është shprehur në një orë leksioni me studentët se mazhoranca dhe Berisha i kishin bërë presion për emërimet në institucionet e pavarura. Ai përsëriti që me PD dhe PS nuk do të ketë koalicion.
TIRANE- Deklaratë e papritur e ish-kreut të shtetit në lidhje me kohën kur ka qënë në detyrë, përmes të cilës ka zbuluar të gjitha presionet që i janë bërë nga kreu i mazhorancës Berisha. Ish presidenti Bamir Topi gjatë bashkëbisedimit me një grup studentësh të UET ka rrëfyer se i është bërë presion nga Berisha për emërime dhe dekretime zyrtarësh të lartë në institucione të pavarura, por ai vetë ka refuzuar të bëhet pjesë e këtyre pazareve. "Më se njëherë ka tentuar që politika të vendosë kreun e shtetit në një pozicion të vështirë. E keni parë tek formësimi i institucioneve që kanë qënë delikate, te Shërbimi Informativ Shtetëror, tek ligji për "Dosjet", tek problemet që lidhen me emërimet në gjyqësor. Me koshiencë të plotë, unë kam preferuar të fal pushtet për hir të shtetit", deklaroi dje ish-presidenti Bamir Topi, tashmë më pozicionin e kreut të FRD. I cili teksa ka bërë me dije se mazhoranca i ka bërë presion për emërimet në gjyqësor dhe kryetarin e shërbimit sekret ka kujtuar se në krye të Presidencës u zgjodh falë votës së demokratëve. Gjatë një leksioni të hapur në UET kreu i FRD tha se kishte zgjedhur që, në detyrën e Presidentit të ishte mbi palët e në përmbushje të këtij misioni zgjodhi të humbiste pushtet për hir të shtetit ligjor.
Aktualisht ne pozicionin e kreut te Frymës se Re Demokratike, Topi fajëson drejtuesit e partive te mëdha politike, për bllokimin e reformave qe mundësojnë statusin kandidat per Shqipërinë. "Në mënyrë të qartë ata kanë vendosur interesat e karrierës së tyre para të ardhmes së Shqipërisë", ka nënvizuar Topi. Në prezantimin e tij ish-presidenti u ndal në problematikën politike, sfidat e Shqipërisë e raportet e politikës me intelektualët dhe qytetarët. Topi kritikoi partitë e vjetra politike se nuk janë serioze me integrimin dhe se më shumë ka interes ndërkombëtar për integrimin e Shqipërisë në BE se sa nga politika vendore. Në analizën për aktualitetin dhe raportet e FRD me forcat e tjera politike Topi riktheksoi pozicionin e njohur se vendimi për refuzimin e aleancës parazgjedhore me secilën prej dy partive të vjetra politike është vendim kolegjial në FRD e lidhet me pikëpamjen se ato kanë përgjegjësi direkte për keqqeverisjen e vendit janë larg vizionit të FRD për sfidat kryesore të shoqërisë shqiptare dhe në vend të qytetarëve kanë objektiv pushtetin me çdo kusht, një mentalitet që vjen nga e kaluara. Pyetjes së bërë nga një doktorant nga Kosova, se cili është pozicioni i FRD në lidhje me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, Topi u shpreh se "Sigurisht që do bashkohemi. Ne e imagjinojmë bashkimin në Bruksel ku është qendra e NATO-s dhe ku është qendra administrative e Evropës".
Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4323
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
600 tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23