TIRANË - Kryetari i Frymës së Re Demokratike përjashton çdo mundësi bashkëpunimi me PD-në e tanishme. “Me këtë lloj PD-je që ekziston sot nuk do të ketë asnjëherë bashkëpunim. Por në politikë kurrë nuk duhet thënë kurrë, dhe nëse situata në PD dhe në mentalitetin e saj do të ndryshojë, atëherë mund të mendohet për një gjë të tillë”, u shpreh kreu i FRD-së.
“Sa kohë që të jetë Sali Berisha në atë parti nuk ka shanse as Lulzim Basha të jetë i vërtetë dhe që të krijojë atë figurën e tij përfaqësuese për një riorganizimin real të asaj partie”, theksoi Bamir Topi i ftuar mbrëmë në emisionin “Top Story”, në studion e gazetarit Sokol Balla.
Në analizën e zgjedhjeve të 23 qershorit të vitit të kaluar, Topi u shpreh se FRD, ndonëse e re, u kthye në një lloj makthi për Partinë Demokratike dhe ish-kryetarin e saj, Sali Berisha.
“Edhe nëse do të kishim garuar sot për zgjedhje ne do të kishim marrë të njëjtin vendim që morëm për zgjedhjet e 23 qershorit sa u përket koalicioneve. Berisha i ka kërkuar komisionerëve të tij gjatë fushatës se më intereson që Bamir Topi të mos ketë asnjë deputet në Parlament. Nuk e kemi në luksin që një ish-president të lihet jashtë Parlamentit. Kemi ndërtuar një sistem jo në bazë të vlerave, por në bazë të emrave dhe për këtë arsye kemi këtë situatë të rënduar politike në vend”, u shpreh Topi.
Ndërsa i pyetur rreth një bashkëpunimi të FRD-së me PD-në në të ardhmen, Bamir Topi e përjashtoi kategorikisht mundësinë e një bashkëpunimi me këtë PD që siç tha ai, ekziston sot. Por nëse do ketë një ndryshim mentaliteti në radhët e PD-së, atëherë Topi u shpreh se FRD-ja mund të fillojë të mendojë një bashkëpunim me PD-në.
Kryetari i FRD-së u pyet edhe për emërimin e Blloshmit në krye të Institutit të të Përndjekurve Politikë: “Blloshimi para se të jetë i FRD është një figurë nga më emblematiket e shtresës së përndjekurve politikë. Nuk ka asnjë marrëveshje, por mesa duket kryeministri Rama e ka parë të arsyeshme të vendosë aty, në atë pozicion njeriun që e meritonte më shumë”, tha Topi.
Duke folur për qeverisjen e majtë në këto 100 e ca ditë, sipas Bamir Topit, është duke u humbur kohë: “Kemi ndryshim me PD, sepse ata e nisën opozitën ende pa ardhur në pushtet Rama, ndërsa ne pritëm të konsumoheshin 100 ditë. Unë mendoj që Meta dhe Rama janë sot në pushtet me mazhorancë të cilësuar, me luks dhe përgjegjësi. Mendoj që kanë humbur kohë. Ka marrë një pushtet të degraduar, të amortizuar dhe ne ishim për rotacion. Kanë marrë një detyrë të vështirë, ka përpjekje për të ndryshuar situatën, por ka mjaft punë”.
“Mendoj që një njeri që merr këtë detyrë duhet të merret me çështjet e rëndësishme, për të forcuar shtetin e së drejtës, peshën e institucioneve, për të shkuar tek ajo që është thembra e Akilit, formalizimi i gjithckaje që sot konsiderohet informale, tek institucionet, kompanitë e biznesit, dhe shumë elementë të tjera që e bëjnë punën e qeverisë. Sot çështja kryesore është cështja e formalizimit të ekonomisë. Rikthimi i FMN ka qenë një lëvizje e detyruar me atë gropë të madhe në buxhetin e shtetit dhe problemet e jashtëzakonshme të qeverisë me të tretët”, ka deklaruar kreu i FRD-së, Bamir Topi.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com