TIRANE - Kryetari i FRD Bamir Topi u takua me punëtorë të biznesit fason në Tiranë. Duke folur për mediat, ai akuzoi dy krerët e partive të mëdha për premtime zgjedhore mashtruese.
“Ju keni parë gjatë këtyre ditëve se dy individë kanë marrë rrugët e vendit dhe premtojnë pafund, premtojnë gjithçka duke helmuar popullin me mashtrime.
Ata thonë taksë relative, apo taksë e sheshtë dhe deri më tani kemi parë një politikë “profesioniste” për gjithçka që fatkeqësisht nuk pyet askënd”, u shpreh Topi.
Më pas kryetari i FRD-se foli për biznesin fason dhe lehtësitë që ai duhet të ketë për shkak vendeve të punës që krijon. “Është një biznes me të cilin shumë familje ushqehen, është një biznes ndaj të cilit duhet një kujdes i veçantë, t’i rimburohet TVSH, të mbrohet nga shteti, dhe të mos penalizohet prej tij.
Biznesi fason, vuri në dukje Topi, është pjesë mjaft e rëndësishme e këtij shteti, pasi nëpërmjet eksportit ai e përfaqëson Shqipërinë në BE. Ai ka folur gjithashtu edhe për debatin e ditëve të fundit në lidhje me taksën progresive apo atë të sheshtë.
“FRD është për një taksë relative në përputhje me llojin e biznesit. Vetëm kështu ne mund të krijojmë më shumë vende punë dhe ta lëmë biznesin të ecë përpara”, Topi. Duke bërë thirrje që të votohet për FRD.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com