TIRANE - Nënkryetari i Frymës së Re Demokratike, Aleksandër Biberaj është ftuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama të marrë pjesë më 21 janar në ceremoninë e inaugurimit të detyrës së Presidentit të SHBA-së.
Lajmi është bërë publik nga vetë zoti Biberaj, në një njoftim të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook. Nënkryetari i FRD-së shpreh kënaqësinë për këtë ftesë, duke përmendur që është hera e dytë që merr pjesë në inagurimin e detyrës së Presidentit të SHBA-ve.
“Të nderuar miq të FB. Kam kënaqësinë të ndaj me ju gëzimin për ftesën e ardhur nga kabineti i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të detyrës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më datë 21 Janar në Ëashington D.C. Do të jetë kënaqësi e veçantë për mua si politikan shqiptar, që të marrë pjesë për herë të dytë në ceremoninë e inagurimit të detyrës së Presidentit të SHBA-ve”, shkruan Biberaj në faqen e tij në Facebook.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com