FRD: Dënojmë sjelljet e kreut
të SHISH, shpërfill institucionet

FRD: Dënojmë sjelljet e kreut<br />të SHISH, shpërfill institucionet
Për çështjen e përgjimeve ka reaguar edhe Fryma e Re Demokratike e ish presidentit të Republikës, Bamir Topi, duke akuzuar drejtorin e SHISH, Visho Ajazi Lika se ka shkelur ligjin.

Përmes një njoftimi për mediat, FRD theksoi se drejtori i SHISH ka shmangur institucionet eprore, ndërsa i i quan të papërgjegjshme deklaratat e tij në komisionin e Sigurisë Kombëtare dhe sjelljet në mënyrën e komunikimit zyrtar me institucionet.

Gjatë raportimit të kreut të SHISH në komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare u bëmë dëshmitar konkret sesi titullarët shkelin ligjin. Visho Ajazi Lika e pranoi publikisht se informacionin për pajisjen e përgjimit e ka ndarë me Presidentin e Republikës, por jo më Kryeministrin dhe as me Policinë e Shtetit, pavarësisht se ligji e detyron atë që të mos shmangë Kryetarin e Këshillit të Ministrave për çështje që cenojnë Sigurinë Kombëtare. Aq më tepër kur institucioni i Kryeministrisë është institucioni epror për SHISH. Dhe jo pa qëllim sipas ligjit në fuqi, kryetari i SHISH-it emërohet dhe shkarkohet me propozim të Kryeministrit dhe me vendim të Presidentit. Çka do të thotë se dy institucionet janë në raporte ndërveprimi dhe asnjëra palë s’mund të shmanget nga detyrimi ligjor për t’i informuar”, thuhet në deklaratën e FRD.

Fryma e Re Demokratike thekson gjithashtu se sjellja dhe mënyra e komunikimit të kreut të SHISH, është larg nga sjellja e një titullari të një institucioni kushtetues. “Komunikimi zyrtar i SHISH me institucionet lë për të dëshiruar dhe njëherazi është treguesi konkret se jemi përpara një shkelje ligjore flagrante”, thekson FRD duke shtuar se çështja e përgjimeve u stis për të shtyrë reformën në drejtësi. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!