TIRANË – Partia Fryma e Re Demokratike e drejtuar nga Bamir Topi ka festuar sot 3-vjetorin e krijimit të saj. Gjatë aktivitetit të organizuar me këtë rast, kreu i FRD-së, Bamir Topi tha se kjo forcë ka programin e saj politik dhe se bashkëpunimi bëhet për të mirën e vendit.
“Ne kemi programin tonë politik. Bashkëpunimi bëhet për të mirën e vendit. Këshillat bashkiakë janë kthyer në karta pa vlerë. Shkollat janë parë si biznes”, ka thënë Topi.
Më tej ai ka ftuar të rinjtë ti bashkohen FRD-së, pasi politika aktuale nuk iu jep mundësi atyre të ecin përpara.
“Ju bëj thirrje të rinjve të afrohen sa më shumë me FRD-në. Politika nuk iu jep mundësi të rinjve të ecin përpara. FRD-ja sjell një frymë të re evropiane dhe demokratike.
Rruga që kemi nisur është e mundimshme, por e suksesshme”, deklaroi Bamir Topi.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO