TIRANE- Fryma e Re Demokratike denoncon dezinformimin e opinionit publik, që sipas saj po bëjnë disa media nëpërmjet sondazheve të porositura nga persona me pushtet. Po kështu tha se nuk duhet të nënvlerësohen partitë e reja.

Sipas sekretarit për Çështjet Zgjedhore pranë kësaj force politike, Ervin Karamuço, “këto përpjekje nuk do ta sfumojnë revanshin e frymës re demokratike në zgjedhjet e qershorit”.

Karamuço tha se “FRD i siguron 15 mijë anëtarët e saj në Tiranë, 80 mijë anëtarët e saj në të gjithë vendin, të gjithë simpatizantët dhe mbështetësit që po shtohen nën frymën tonë çdo ditë, se vota dhe vullneti i tyre është i qartë, i dukshëm dhe i garantuar. Askush nuk duhet të guxojë që të deformojë këtë informacion”

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në FRD tha se nuk duhet të përsëritet historia e nënvlerësimit të subjekteve të reja politike.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)