TIRANË - Fryma e Re Demokratike ka bërë një riorganizim të strukturave të saj.

Kreu i FRD-së, Bamir Topi tha se, kjo parti i ka bërë këto riorganizime jashtë vëmendjes së medias dhe të publikut. Sipas tij, kjo gjë është bërë me qëllim sepse, “kur nuk i ke në rregull punët brenda shtëpisë, nuk ke pse i nxjerr jashtë”.

Topi tha se, FRD është jashtë Kuvendit për disa shkaqe që sipas tij, janë analizuar këto kohë.

“E gjithë lufta bëhet për pushtet”, tha Topi. Sipas tij, nga mënyra e sjelljes së kësaj politike është jo qytetari i pari por i fundit.

 Çështja e integrimit në BE, nuk është një çështje që shtrihet në një afat, kohorë, ditë, muaj apo vite, por afatgjatë, për rëndësinë që ka Shqipëria në gjeopolitikën në Ballkan.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)