TIRANE - Ky është dimri i fundit i kёsaj qeverie antikombёtare, kjo ka qenë deklarata e sotme e nënkryetari të Frymës së Re Demokratike Aleksandër Biberaj.
Fryma e Re Demokratike ka mbajtur sot një qëndrim politik për risitë e sjella në vëmendje nga politika shqiptare, me teza të reja nacionalizmi e me sjellje absurde ndaj partnerëve europianë.
Nënkryetari i FRD-së, Aleksandër Biberaj në një konferencë për shtyp, kritikoi sulmet ndaj Brukselit, mungesën e bashkëpunimit me të dhe dështimet e qeverisë që keqpërdoret nga qarqe antishqiptare. Biberaj deklaroi se FRD është qartazi pro bashkimit të vlerave dhe të shqiptarizmës, por përmes intergrimit europian dhe në përputhje me vizionin e partnerëve e miqve strategjikë të Shqipërisë.
“Fryma e Re Demokratike, pёrshёndet angazhimin dhe vullnetin e institucioneve tё Bashkimit Europian dhe drejtuesve tё tyre pёr gatishmёrinё dhe vullnetin pozitiv pёr tё pranuar Shqipёrinё nё familjen europiane, por fatkeqёsisht ky vullnet dhe kjo gatishmёri ka munguar nga qeveria shqiptare”, tha Biberaj, i cili më tej theksoi se Fryma e Re Demokratike fajёson kryeministrin dhe qeverinё e tij pёr dёshtimin e radhёs nё marrjen e statusit tё vendit kandidat, nё njё vend ku qeveria nuk lejon zgjedhje tё lira dhe tё ndershme duke i manipuluar ato, ku nuk ka shtet ligjor, ku kryeministri uzurpon tё gjitha institucionet e pavarura dhe kushtetuese sipas modeleve lindore autokratike.
Z. Biberaj e cilësoi si “bllofin e radhёs” qëndrimin e fundit të kryeministrit për nacionalizmin.
“Sa herё dёshton kryeministri dhe qeveria e tij nё polikat e brendshme, sa herё ka probleme me perёndimin, sa herё ka fushata elektorale, ai e tund kartёn e nacionalizmit, ndёrkohё qё nuk ka asnjё lidhje me patriotizmin dhe as nacionalizmin. Pёrkundrazi, po i lejon vetes tё keqpёrdoret nga qarqet antishqiptare”, theksoi Biberaj.
Nënkryetari i FRD-së i mëshoi faktit se partia Fryma e Re Demokratike ёshtё shumё e qartё pёr rolin pozitiv tё Shqipёrisё dhe shqiptarёve nё rajon, si faktor paqeje dhe stabiliteti.
“Ne jemi pro bashkimit e respektimit tё vlerave shqiptare pёrmes integrimit europian, si edhe pro pёrforcimit tё rolit pozitiv nё rajon, gjithmonё nё bashkёrendim me miqtё dhe partnerёt strategjikё tё Shqipёrisё”, nënvizoi Biberaj.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com