TIRANË - Fryma e Re Demokratike thirri sot në një takim të zgjeruar në selinë e saj në Tiranë kryesinë qendrore dhe kryetarët e degëve nëpër rrethe. Kryetari i FRD, Bamir Topi iu drejtua anëtarësisë me një mesazh falënderimi për përkushtimin e të gjithëve në sfidën elektorale, që sapo lamë pas:
“Ishte përkushtimi dhe karakteri pozitiv i gjithësecilit prej jush, që edhe pse nën presion të vazhdueshëm nga pushtetit e në disavantazh nga kodi elektoral, e bëri në një vit FRD-në konkurrente të denjë. E akoma më shumë, i siguron asaj vijmësinë e sigurt në skenën politike shqiptare” – tha Topi.
Gjatë takimit u trajtua edhe situata politike në vend dhe u vendos fillimi i një analize në të gjitha strukturat në nivel kombëtar, proces i cili do të mbyllet me mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të FRD-së në fund të muajit shtator.
“Të dhënat konkrete që do të marrim në shqyrtim do të na ndihmojnë që së bashku, ta konsolidojmë më tej FRD-në. Në çdo hallkë të strukturave të FRD-së, do të ketë njerëz të zgjedhur, e jo të emëruar” – theksoi kryetari Topi.
Në takim u diskutua edhe rreth sfidave të ardhshme politike të FRD-së. “Puna jonë është në vijim e sipër. Të gjithë do të bëhemi pjesë e analizës dhe vendimeve për të ardhmen, ndaj, të përgatitemi që në shtator, të kemi një muaj intensiv zhvillimesh brenda partisë” – përfundoi takimin kreu i FRD-së, Bamir Topi.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com