FRD nis nesër fushatën elektorale 
Oketa: Kandidatët të kontribuojnë

FRD nis nesër fushatën elektorale <br />Oketa: Kandidatët të kontribuojnë
TIRANE - Fryma e Re Demokratike nis zyrtarisht të enjten fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Paraditen e sotme FRD mblodhi Asamblenë Kombëtare për të përcaktuar dhe objektivat e saj gjatë fushatës për zgjedhjet e reja.
Nënkryetari i FRD-së, Gazmend Oketa, u bëri apel të gjithë kandidatëve të japin kontributin e tyre për një fushatë sa më të qetë.

“I bëjmë thirrje kandidatëve, jo vetëm atyre të Aleancës për Shqipërinë Europiane, por edhe të koalicionit tjetër politik të opozitës, kandidatëve të pavarur që gjithësecili të japë kontributin për një fushatë sa më të qetë, më qytetare, ku në qendër të vëmendjes të jenë interesat e qytetarëve”, u shpreh Oketa.

Ai kërkoi që zgjedhjet e ardhshme të shërbejnë për të përmirësuar imazhin në sytë e qytetarëve të vendit dhe të opinionit ndërkombëtar. “Këto zgjedhje të shërbejnë si një model pozitiv, referuar ngjarjeve edhe në rajon. Do të ishte e pafalshme për vendin tonë që në momente të tilla të mbizotëronte tensioni politik dhe debati shterpë”, shtoi nënkryetari Oketa./ATSH/

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve