KRUJE - Fryma e Re Demokratike ka nisur sot nga Kruja komunikimin e hapur me qytetarët.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kreu i kësaj partie, Bamir Topi, i ftoi ata të marrin pjesë në hartimin e programit elektoral të FRD-së, duke respektuar dhe mirëpritur kontributin e gjithëseicilit. Ai i kërkoi të moshuarve të jenë të pranishëm me eksperiencën e tyre, intelektualëve me profesionalizmin e tyre, të rinjve me dinamizmin që i karakterizon, si dhe grave dhe vajzave me përkushtimin e tyre, që të bëhen pjesë e programit elektoral.
Ekonomia dhe mirëqenia e qytetarit do të jenë përparësi e FRD-së”, deklaroi Topi, ndërsa vlerësoi Krujën e cila sipas tij ka shërbyer dhe shërben si frymëzim për çështjen kombëtare, e cila përbën gjithashtu një përparësi të FRD-së.
Topi theksoi së FRD nuk do të bëjë koalicion me partitë e vjetra të tranzicionit në Shqipëri (PS, PD, LSI). “Ne e dëshirojmë kompromisin, por jo atë kompromis që bazohet në interesa të çastit dhe të individëve por në interes të parimeve dhe të qytetarëve”, deklaroi kreu i FRD.
Ndërsa deputeti i qarkut Durrës ku bën pjesë edhe Kruja, Gazmend Oketa, u shpreh se Kruja do të jetë një shembull i mirë në zgjedhjet e qershorit dhe me votë do të tregojë se klasa e vjetër politike e ka mbaruar misionin e saj. “Tashmë është radha e FRD-së t’u mundësojë shqiptarëve realizimin e ëndrrës evropiane, për të cilën aspiruan edhe studentët e dhjetorit ‘90”, tha Oketa.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com