FRD nuk hyn në Parlament
por i heq dy mandate të djathtës
Fryma e re Demokratike ka arritur të mbledhë rreth 30 mijë vota në të gjithë vendin në zgjedhjet e 23 qershorit, por këto vota nuk u përkthyen në mandate. Në këtë mënyrë, sfida e partisë së ish-presidentit Bamir Topi, që FRD të kandidonte e vetme mes dy blloqeve të mëdha nuk dha rezultat, por i hoqi të djathtës 2 mandate.
TIRANE- Fryma e re Demokratike ka arritur të mbledhë rreth 30 mijë vota në të gjithë vendin në zgjedhjet e 23 qershorit, por këto vota nuk u përkthyen në mandate. Në këtë mënyrë, sfida e partisë së ish-presidentit Bamir Topi, që FRD të kandidonte e vetme mes dy blloqeve të mëdha nuk dha rezultat.
E megjithatë këto vota të fituara nga FRD në të gjithë vendin, i kanë shkaktuar një humbje jo të vogël koalicionit të djathtë.
FRD nuk mundi të kapërcente pragun e votave në qarkun e Tiranës, ku kandidonte edhe kryetari i saj, Bamir Topi; apo në qarkun e Durrësit, Vlorës dhe Korçës, në mënyrë që të merrte një mandat. Por i hoqi të djathtës mbi 29 mijë vota.
Në qarkun e Tiranës, FRD ka marrë 10 mijë vota, aq sa për t’i hequr mundësinë e një mandati tjetër koalicionit të djathtë. Dhe kështu rezultati për Tiranës mbeti 19 mandate e majta, dhe 13 e djathta.
E njëjta gjë ndodhi edhe në qarkun e Lezhës, ku koalicioni i djathtë për vetëm pak vota ka humbur mandatin e 4. Në këtë qark, koalicioni i majtë ka marrë 39 242 vota, ndërsa koalicioni i djathtë, 38 902 vota, pra rreth 300 vota më pak. Edhe në këtë rast 935 votat e FRD-së në këtë qark kanë minimizuar shanset e së djathtës, e cila ka humbur në Lezhë edhe për këtë shkak.
Një qark tjetër ku votat e FRD-së kanë efekt direkt në mandatet e mazhorancës është edhe ai i Kukësit. E djathta pretendon se ka marrë mandatin e tretë në këtë qark, të cilin e kërkon gjithashtu edhe kandidati i LSI-së.
Jashtë parlamentit mbeti edhe numri dy i FRD-së, Gazmend Oketa, që në këto zgjedhje kandidoi në qarkun e Durrësit dhe mori mbështetjen e 4521 zgjedhësve.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.6%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14888
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20