MANZË (DURRËS) - Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, si dhe sekretari i përgjithshëm dhe kandidati i parë në listën e FRD-së, Gazmend Oketa ishin sot pasdite në fshatin Radë në bashkinë e Manzës të qarkut Durrës.
Topi bashkëbisedoi me banorët për braktisjen që u ka bërë atyre qeveria, e cila sipas Topi, "duhet të japë llogari për ato që nuk ka bërë", si dhe ka thënë se legalizimet nuk bëhen, që "pushtetarët të abuzojnë me pronat".
Topi ka theksuar se "anëtarësimi në BE nuk vjen thjesht vetëm me 3 ligje". Në këtë takim me banorët e Radës, kryetari Bamir Topi, vlerësoi pasuritë natyrore dhe turistike të kësaj zone. "Por mentaliteti komunist dhe frenues i qeverisë ka penguar zhvillimin e kësaj zone”, tha Topi.
FUSHATA, ME SHUMË ZHURMË E DAULLE
Duke iu referuar fushatës zgjedhore, kryetari i FRD-së theksoi: “Fushata zgjedhore po realizohet me shumë zhurmë e daulle dhe kryetarët e partive të vjetra shkëmbejnë sharje e batuta, ndërkohë që ju keni nevojë për projekte konkrete për të ardhmen”. Duke përmendur premtimet e pambajtura të qeverisë dhe kryeministrit në këtë zonë, Topi tha se nëse ata vijnë sot para jush me një kontratë me qytetarët, duhet të japin llogari për ato që nuk kanë bërë.
PUSHTETARËT NUK LEGALIZOJNË PËR TË ABUZUAR ME TROJET
Ndërsa përmendi problemin e legalizimeve, Topi theksoi se shumica e familjeve në zonën e Manzës nuk kanë certefikatë pronësie për shkak se politika ose është e paaftë, ose e bën qëllimisht për t'i hapur rrugë abuzimit me trojet turistike. “Shikoni si pushtetarët kanë uzurpuar zonën e detit përmes korrupsionit të qeverisë” - u tha Topi qytetarëve.
ANËTARËSIMI NË BE JO PREJ 3 LIGJEVE
Duke iu referuar seancës së fundit parlamentare kryetari i FRD-së tha se anëtarësimin në BE nuk e përcaktojnë vetëm 3 ligje, por standardet e BE dhe demokracia funksionale. Ai ftoi banorët e Radës dhe gjithë zonës së Manzës të votojnë numrin 66, të votojnë Frymën e Re Demoraktike si alternativë e zhvillimit të mbarë Shqipërisë.
OKETA: FRD, ARMË TË FORTË MORALIN POLITIK
Ndërsa sekretari i përgjithshëm dhe kandidati i parë në listën e FRD, Gazmend Oketa tha se në këtë kohë, kur politika shqiptare është në krizë të thellë morali, FRD ka si armën më të fortë moralin politik. Duke ftuar banorët e zonës për të mbështëtur Frymën e Re me votë ai shprehu sigurinë se zona e Manzës do të përfaqësohet në Kuvend me deputet.
GJERGJI: INTERESAT TUAJA, JO TË KARRIGES
Kandidati për deputet në këtë zonë, Sami Gjergji u kërkoi votën bashkëqytetarëve të tij, duke i siguruar ata "se do t'ju përfaqësojë denjësisht në parlament dhe do të mbroj interesat tuaja dhe jo të karriges time".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com