TIRANË - Fryma e Re Demokratike ka reaguar sot mbi vendimin e djeshëm mbi mosdhëninen e Statusit të vendit kandidat Shqipërisë.
Nëpërmjet drejtueses së marrëdhënieve me publikun në këtë parti, Mirela Bogdani, FRD shprehu shqetësimin për refuzimin, por edhe mirëpriti konstatimet pozitive në këtë deklaratë.
"Ky refuzim është shprehje e qartë për mungesën e aftësive të forcave politike që kanë drejtuar shtetin, ku interesat e shtetit nuk kanë dominuar mbi interesat politike”, u theksua në deklaratë.
Sipas FRD, korrupsioni deri në nivelet më të lartë dhe mosndëshkimi i tyre përbën arsyet kryesore të këtij refuzimi.
FRD inkurajon qeverinë dhe institucionet e ligjit, që në kohë të shkurtër të çojnë para drejtësisë çdo zyrtar të korruptuar si provë e vetme e shtetit ligjor dhe rritjes së besimit të ndërkombëtarëve.
Por për fat të keq, sipas FRD, edhe pas këtij refuzimi reagimet dhe debatet janë të të njëjtit nivel, ku njëra palë akuzon tjetrën. FRD beson se vetëm me një klimë konstruktive mbi zbatimin e ligjit, luftës ndaj korrupsionit dhe vendosjes së një administrate meritokratike dhe profesionale marrja e Sattusit do jetë e merituar dhe jo dhuratë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com