Partia Fryma e Re Demokratike ka mbledhur sot drejtuesit e saj vendor në një takim, nga ku ka deklaruar se kjo forcë politike është për politikë të drejtpërdrejtë, të hapur, larg pazareve të tregut ballkanik.

Ky takim drejtohej nga kryetari i FRD, Bamir Topi i cili ka theksuar se politika shqiptare është e mbushur plot mjegull e paqartësi.

Duke folur për çështjen e 21 janarit, ai tha se ky është një tregues që tregon qartë se drejtësia mungon.

Lidhur me marrëveshjen që kjo forcë politike ka me maxhorancën, Topi shtoi se  FRD po administron hapësirat e marrëveshjes për zgjedhjet vendore.

Ai ka shtuar se, FRD nuk është në koalicion politik me asnjë parti tjetër në vend.

Duke u ndalur tek Reforma në Drejtësi, Topi tha se ajo detyrimisht duhet të shoqërohet me ndryshime në ligjin zgjedhor.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)