TIRANE - Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi ka dhënë sot një nga mesazhet më të rëndësishmë të programit të partisë së tij, që lidhet me uljen e taksave për biznesin e vogël. Këtë ai ka deklaruar në një takim në tregun e Medresesë.
Duke përmendur vështirësitë e këtij biznesi për mbijetesë, Topi e parashtroi këtë si një nga objektivat e FRD-së. Duke vazhduar në këtë linjë, kreu i FRD-së përmendi taksimin e ndershëm si përkrahës i saj në kuadër edhe të partisë së qendrës së djathtë që ai përfaqëson.
Parimi i trajtimit të të gjithëve në mënyrë të barabartë ka qenë fjala përmbyllëse e Topit, duke vazhduar më pas takimin me qytetarët.
Redaksia Online
(j.k/b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com