BERAT - Fryma e Re Demokratike prezantoi sot në Berat kandidatët për deputetë në këtë qark.

Ai u bëri thirrje gjithë shqiptarëve të mos bien preh e premtimeve boshe dhe të përsëritura nga faktorët destruktivë në politikë që shohin vetëm interesat e ngushta të karrigeve të tyre dhe jo interesat gjithpërfshirëse të qytetarëve.

Duke ju drejtuar në mënyrë të vecantë qytetarëve indiferentë Topi tha: “ Mos e lini fatin tuaj në dorë të manipulatorëve, dilni në votime dhe vlerësoni të ardhmen e familjeve tuaja. Shfrytëzojeni mundësinë që ju ka dhënë kushtetuta për të zgjedhur vetë ju pushtetin.”

“Mbështetja për FRD-në është e fuqishme ,ajo ndjehet në cdo takim me mbështetës e simpatizantë”- tha Topi.

Topi shprehu shqetësimin për dhunimin e shtëpisë muze e Onufrit, kalaja e Beratit ka mbetur e rrënuar nga politika dritëshkurtër e qeverisë. Kjo politikë që mundohet të riciklojë pushtetin,vazhdoi ai, nuk meriton të votohet.

Gjithashtu kryetari Bamir Topi nxiti kandidatët për deputetë të qarkut të Beratit të vlerësojnë gjatë ditëve të fushatës cdo komunikim , të hyjnë në cdo shtëpi sepse misioni i FRD-së nuk janë paratë por ndershmëria dhe pasqyrimi i programit të saj.

ndidati për deputet Aleksandër Sallabanda qe prin listën e FRD-së për  qarkun e Beratit duke përshendetur pjesëmarrësit në tubim tha ndër të
tjera se sot është dita të mbeshtetet Fryma e Re Demokratike sepse kështu i jepet fund tranzicionit të gjatë shqiptar.

Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)