TIRANË - Fryma e Re Demokratike ka mbledhur kryesinë e saj. Duke folur në këtë mbledhje, kreu i FRD-së, Bamir Topi është ndalur në kuptimin e ditës së sotme, duke analizuar 21 janarin e vitit 2011, kur ai ishte në krye të vendit si President dhe duke krahasuar me çfarë është bërë për këtë ngjarje për tre vite rresht.
Topi ka akuzuar politikën për moszbardhjen e kësaj çështjeje. "Moszbardhja e asaj që ka ndodhur në 21 janar po kthehet në ritual të papranueshëm. Sa herë që vjen 21 janari ka disa prononcime që arrijnë kulminacione që shuhen në 22 janar. Kjo është totalisht e papranueshme. Ka qenë politika që prodhoi 21 janarin dhe është po politika që nuk do ta zbardhë", tha Topi.
Me akuza të ashpra ai ka sulmuar ish-kryeministrin Berisha, duke lënë të nënkuptohet se ai ka urdhëruar vrasjet e 21 janarit, por pavarësisht kësaj "nuk ka turp për atë që ka bërë dhe ende e ka gojën hapur. "Kush urdhëroi, në c’mënyrë urdhëroi se nuk janë urdhëruar thjesht forcat e Gardës, por edhe mjekët? Mbi ç’baza u hodhën akuzat?", pyet ish-presidenti.
Sipas tij, "njeriu më i ekspozuar është ai që nuk i vuri fre gojës dhe është ende me gojë të hapur duke akuzuar të tjerët. Dhe sa kohë do ketë njerëz të emëruar politikisht në sistemin e drejtësisë, krejtësisht në gjyqësor, ai dhe të tjerë të implikuar do vazhdojnë të flasin pa i ardhur turp për atë që kanë bërë, që kanë fshirë edhe serverin", tha Topi. Sipas Topit, 21 janarin, atë që nuk e zbardh politika, drejtësia, e kanë zbardhur qytetarët, se ata arrijnë të krahasojnë atë sjellje monstruoze të ish-kryeministrit.
TOPI: 21 JANARI KA SHUMË TË PLAGOSUR QË NUK KUJTOHEN
"Data e sotme automatikisht të fokuson te 21 janari që vazhdon të mbetet si natë dimri, natë janari, ende e pazbardhur, ndoshta i zbardhur pjesërisht për çështjet më të parëndësishme të tij. Sot flas si kryetar i FRD, por pa dyshim në retrospektivë lidhet me një pozicion të rëndësishëm si ai i kreut të shtetit. Ne jemi përqendruar në një slogan mjaft të rëndësishëm. Për shtetin dhe qytetarët. Duke iu referuar kësaj filozofie, duke iu referuar tre 21 janarëve që kanë kaluar në thelb janë vrarë qytetarë. Është rasti të shprehim dhimbjen tonë për familjet e të vrarëve e të palgosurve. Por duhet të vdesësh në Shqipëri që të përmendesh se është folur pak për të plagosurit, se ka shumë të plagosur, edhe forca të rendit të dhunuar."
TOPI: KEMI DHUNIM TË SHTETIT NGA PUSHTETI
"Nga ana tjetër kemi një dhunim të hapur nga pushteti të autoritetit të shtetit, madje sot e kësaj dite vazhdon të tingëllojë jo më me sensin e përdorimi të keq të fjalës, por vazhdon jehonën ajo shprehja banale, që po të mbeteshin thjesht në aspektin formal nuk do ishin asgjë me termonologjinë e përdorur nga ish-kryeministri për përfaqësuesit më të rëndësishëm të shtetit. Në esencë filocofia e dhunimit të shtetit nga pushteti".
TOPI: MOSZBARDHJA E 21 JANARIT, RITUAL I PAPRANUESHËM
"Moszbardhja e asaj që ka ndodhur në 21 janar po kthehet në ritual të papranueshëm. Sa herë që vjen 21 janari ka disa prononcime që arrijnë kulminacione që shuhen në 22 janar. Kjo është totalisht e papranueshme. Ka qenë politika që prodhoi 21 janarin dhe është po politika që nuk do ta zbardhë. Të gjithë politikanët i referohen sistemit të drejtësisë. Kanë të drejtë. Po ç’është drejtësia sot? Është ende prodhim urdhri i politikës. Kushdo që vjen në pushtet do të përfaqësuesit e tij te drejtësia. Pushteti i radhës ka përfaqësuesit e vet. Ata që s’kanë janë qytetarët. Mjerë ata që ikën. Do kujtohen ata që u vranë, s’do kujtohen ata që u plagosën, kjo çështje e sensibilizmit nga politika nëpërmjet medias. Mbeten vetëm familjarët, ndërsa të tjerët janë prodhim politik dhe ku shkojmë? Asgjëkundi".
TOPI: SHQIPËRIA E KA PASUR TË PAMUNDUR SHTETIN E SË DREJTËS
"Unë që flas sot kam pasur rastin që të kem gjithë informacionet hap pas hapi që lidhen me pozicionin që kam pasur, por dhe si njeri i interesuar, madje bëra shaka sot me një gazetare që më telefonoi, e cila më pyeti nëse mund të deklaroja diçka se si unë e mbaj mend 21 janarin e 2011. I thashë kë po pyet? Në rast se me pyet me cilësinë e kryepuçistit do marrësh përgjigje në orën 6. Para se të shprehem si kreu i FRD shprehem si qytetar, politikan, por në radhë të parë në emër të atyre që s’janë marrë me politikë dhe që kanë pasur besim apo e kanë humbur besimin te politika. Në rast se ne duam të shpresojmë, duhet të shpresojmë te ai formacion politik, që në themel ka jo pushtetin, por nëpërmjet pushtetit të realizojë atë që Shqipëria e ka pasur të pamundur: forcimin e shtetit të së drejtës dhe vendosjen në qendër të vëmendjes qytetarin. Duhet dhënë dimensioni kompleks, që i takon së drejtës, shtetit të së drejtës.
TOPI: 21 JANARIN E KANË ZBARDHUR QYTETARËT, ATA KRAHASOJNË SJELLJEN MONSTRUOZE TË KRYEMINISTRIT
"21 Janari ka dimension politik, që dolisë pari në datën 21 janar, u amplifikua në datën 22 kur filluan të hidhen akuza monstruoze, pastaj në 23, 24 kur gjithë institucionet u baltosën. Sot atë që nuk e zbardh politika, drejtësia, e kanë zbardhur qytetarët, se ata arrijnë të krahasojnë atë sjellje monstruoze të ish-kryeministrit, që fatmirësisht del prej zërave autentikë të njerëzve afër tij për mënyrën si u thur skenari i grushtit të shtetit, skenari A, B,C", u shpreh Topi.
TOPI: KOMISIONIN PARLAMENTAR PËR 21 JANARIN, EKZEMPLAR, DY HERË PA RAPORT
"Një pyetje për politikën: Cili është fati i atij komisioni hetimor parlamentar që u ngrit me shpejtësi? Ku janë ata njerëz, sigurisht janë në parlament, për të cilët thuhen gjëra nga më skandalozet. Është rast ekzemplar kur puna e komisionit hetimor ngrihet dhe përfundon pa raport. Është shtyrë dy herë. Sot parlamenti ka mazhorancë të re dhe nëse duam t’i japim dimension real poltik 21 janarit për ta kthyer në normalitet, për të respektuar shtetin, institucionet, se ata njerëz që janë baltosur në parlament ishin autoritetet më të larta të shtetit. Ata që janë në pushtet kujdesen mirë për karrigen e tyre".
TOPI: 21 JANARI PO TRAJTOHET NË MËNYRË SIPËRFAQËSORE
"Në rast se nuk e kthejmë në dimensionin real do vazhdojmë të qëndrojmë në tranzicion të vështirë, do bëjmë balance humbjesh jete dhe atentatesh të shtetit, të një rendi publik që ende nuk po vjen. Na kthen në kontekstin e cënimit të autoritetit të shtetit në 2011 dhe në 2014 kemi të njëjtën situatë. Nuk ka rëndësi kush ikën, kush vjen, por çfarë produkti kemi. Në rast se vazhdon t’i trajtojë gjërat në mënyrë sipërfaqësore na dhëntë Zoti ymër do trajtojmë të njëjtat gjëra".
TOPI: PYETJA ËSHTË KUSH URDHËROI? MË I EKSPOZUARI S'KA TURP PO FLET AKOMA
"Politika ka shumë punë për 21 janarin e sidomos drejtësia ka shumë punë. Jo për t’u futur në teknalitete. Historia është shumë e thjeshtë: Kush urdhëroi, në c’mënyrë urdhëroi se nuk janë urdhëruar thjesht forcat e Gardës, por edhe mjekët. Mbi ç’baza u hodhën akuza. Njeriu më i ekspozuar është ai që nuk i vuri fre gojës dhe është ende me gojë të hapur duke akuzuar të tjerët. Dhe sa kohë do ketë njerëz të emëruar politikisht në sistemin e drejtësisë, krejtësisht në gjyqësor, ai dhe të tjerë të implikuar do vazhdojnë të flasin pa i ardhur turp për atë që kanë bërë, që kanë fshirë edhe serverin".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com