Fred Abrahams: Elita politike në
Shqipëri, e prirur tek interesat e veta

Fred Abrahams: Elita politike në<br />Shqipëri, e prirur tek interesat e veta
SHBA - Autori i një libri të ri për Shqipërinë që botohet sot, kritikon elitën politike shqiptare të 25 viteve të fundit si më e prirur nga  interesat vetjake sesa për t’i shërbyer vendit. Fred Abrahams, i Organizatës Human Rights Watch, punoi 15 vjet për të shkruar librin  "Modern Albania: From Dictatorship to Democracy in Europe", “Shqipëria Moderne: Nga Diktatura në Demokraci në Evropë”, që mbulon periudhën nga 1990 deri në 2014.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Abrahams që ka jetuar edhe vetë në Shqipëri, flet për dokumentat e qeverisë amerikane rreth asaj kohe, për gjetjet që e befasuan më shumë dhe këndvështrimin e tij për protagonistët e politikës shqiptare. 

Intervista e plotë
Zoti Abrahams, në Shqipëri janë shkruar shkumë libra veçanërisht për gjysmën e parë të viteve ’90. Çfarë të reje mendoni se sjell libri juaj përsa i takon letërsisë së periudhës së tranzicionit në Shqipëri pas përmbysjes së komunizmit?

Mendoj se ky libër është një pjesë e mozaikut. Janë shkruar shumë libra nga shqiptarët dhe nga të huaj dhe do të ketë edhe të tjerë, prandaj ky është një kontribut për të kuptuar këtë periudhë. Në këndvështrimin tim, deri sot askush nuk ka analizuar të gjithë periudhën nga viti 1990 deri në 2014. Gjithashtu unë kisha një avantazh të veçantë: Isha i jashtëm, por disi edhe i brendshëm. Pra unë isha në Shqipëri për shumë nga këto vite, arrita të njoh shumë prej protagonistëve të procesit politik, por isha edhe një vëzhgues i jashtëm. Kështu që shpresoj që libri të sjellë një perspektive të pavarur, por që përfshin të kuptuarin e detajeve dhe nuancave të shoqërisë shqiptare.

Libri përfshin kërkime të shumta për një periudhë të gjatë kohe. Çfarë ndikimi pati qasja tek dokumentat e qeverisë amerikane dhe intervistat me protagonistët amerikanë, tek forma që mori libri?
Pati një ndikim shumë të madh. U deshën 15 vjet që unë ta mbaroja librin dhe avantazhi në këtë drejtim ishte se të jep kohë që të kesh qasje në dokumenta përmes Aktit për Lirinë e Informimit, prandaj unë kërkova dokumenta nga Departamenti i Shtetit, madje edhe nga CIA dhe pas një periudhe 15 vjeçare arrita t’i marr disa prej tyre. Ato ofrojnë një dritare të veçantë dhe një vështrim të brendshëm tek pikëpamjet dhe analiza e qeverisë amerikane për këtë periudhë. E njëjta gjë vlen edhe për të intervistuarit. Unë arrita të flas me pothuajse të gjithë zyrtarët kryesorë amerikanë që nga ambasadori Ryerson, Christopher Hill, shumë  nga ambasadorët e tjerë që shërbyen në Tiranë dhe kjo falë kohës që u desh për të shkruar librin. Unë arrita t’i kontaktoja, të ulesha me ta dhe të flisja me ta. Diçka që duhet të theksoj është se ishte avantazhi i kohës që më dha mundësinë të flisja me shumë nga protagonistët kyçë të Shqipërisë, sepse në një hark të tillë kohor, njerëzit ishin në pushtet, pastaj jo më, u kthyen në pushtet dhe e humbën përsëri dhe unë isha në gjendje që të prisja momentin e duhur që të flisja me ta kur nuk ishin në pushtet dhe ky është një avantazh i rëndësishëm sepse njerëzit janë më lirshëm të flasin dhe sjellin perspektivën e tyre sepse së pari kanë më shumë kohë në dispozicion dhe së dyti nuk janë të kufizuar nga posti.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve