Fredi Beleri kandidat për eurodeputet, Vangjel Tavo: Çështje që i takon Greqisë! Mitsotakis në vështirësi, do votat e ekstremistëve të djathtë

Kandidimi i Fredi Belerit nga ‘Demokracia e Re’ në Greqi për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit, për Prefektin e Vlorës, minoritarin Vangjel Tavo është vetëm për efekt elektoral në Greqi dhe nuk lidhet me Shqipërinë. Në intervistën për “Report Tv”  Tavo evidenton se Mitsotakis ndodhet në vështirësi elektorale dhe me Belerin kërkon rikthimin e votave të ekstremit të djathtë përmes nacionalizmit.

“Nuk kam asnjë koment. Është çështje e partisë së Mitsotakis, kjo s’ka lidhje me prefektin e Vlorës dhe qeverinë shqiptare. Neo Demokracia ka zgjedhur Belerin, mendoj se shfrytëzojnë këtë moment të vështirë elektoral për të afruar rreth vetes sa më shumë pjesë të ekstremit të djathtë, që mesa unë kam parë ishin larguar. Është çështje e partive greke dhe s’ka lidhje fare me sistemin tonë”, u shpreh Tavo.

Prefekti i Vlorës u ndal dhe tek çështja e shumë debatuar e mbivendosjes së pronave në Himarë. Tavo tha se qytetarët do të asistohen nga zyrtarët e bashkisë për të plotësuar dokumentet. Gjithashtu ka gjetur dakordësinë me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për përshpejtimin e procesit të ndarjes së certifikatave.

“Problemet janë komplekse në lidhje me pronat. Do merremi fillimisht me certifikimin e atyre banesave që s’kanë probleme pronësie. Aty ku ka probleme mbivendosje qytetarët duhet të ndajnë vetë kufirin me një deklaratë në ASHK. Atje ku qytetarët nuk gjejnë rrugëzgjidhje e vetmja rrugë është ti drejtohen gjykatës. Në muajin Maj do të kemi rezultatet e parë të këtij procesi. Unë u kam kërkuar bashkive që një person në çdo bashki të jetë në zyrë për të ndihmuar njerëzit të aplikojnë në eAlbania të asistohen nga një person në çdo bashki. Kjo ka nisur tashmë në Bashkinë e Himarës, kam komunikuar dhe me bashkinë e Vlorës që të jetë një zyrtar si asistent. Kam folur me ASHK qendrore dhe me drejtuesit lokal kemi folur për mënyrën se si do te përshpejtojmë procesin e dhënies së certifikatave të pronësisë”, tha Tavo. 

Sa i takon sezonit turistik, Tavo preku edhe problematikën e zjarreve si dhe mungesën e logjistikës, një problematikë e sjell nga vetë zjarrfikësit. Një problematikë që sipas tij pritet të marrë zgjidhje, ndërsa është kërkuar nga të gjitha institucionet dhe të merren masa konkrete për menaxhimin e zjarreve gjate sezonit turistik. Është kërkuar nga disa bashki për blerje mjetesh ndërsa qeveria ka tashmë një plan masash për zjarret, por që pritet të marrë zgjidhje vitin që vjen.

“Vlora është mbretëresha e turizmit shqiptar, treguar kjo ndër vite, ku numri i turistëve çdo vit ka ardhur duke u rritur dhe këtë sezon pritet që ky numër të jetë i shumëfishuar krahasuar me vitet e mëparshme, por edhe në krahasim me 2023 kur ka qenë një boom turistik. Unë kam zhvilluar disa takime me faktorët dhe aktorët që luajnë rol në menaxhimin e sezonit turistik për qarkun e Vlorës.

Takim me Komitetin e Emergjencave civile në lidhje me menaxhimin e situatave të ndryshme për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Kemi diskutuar për shumë çështje, por theksoj zjarret që në sezonin veror ka qenë problematikë në Vlorë, ku numri i zjarreve në 3 vitet e fundit ka qenë më i shtuar. Komiteti i Emergjencave ka shprehur gatishmërinë për të kryer detyrat siç e përcakton ligji, në mënyrë që zjarret të mos bëjnë më probleme si vitet e mëparshme dhe për të menaxhuar situatat e zjarreve në mënyrë që edhe turistët të mos ndihen të rrezikuar gjatë sezonit turistik”, tha Tavo.

Bashkia e Himarës përkohësisht drejtohet nga nënkryetarja e komanduar Blerina Bala. Kryetari Jorgo Goro që drejtoi Himarën për 13 vite është në paraburgim për shpërdorim detyre, ndërsa rivali i tij Fredi Beleri që fitoi zgjedhjet është gjithashtu në burg, i dënuar me dy vite për korrupsion në zgjedhje. Zgjedhjet e parakohshme në Himarë, nuk mund të zhvillohen derisa për çështjen Beleri të shprehet Gjykata e Posaçme e Apelit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer