TIRANE - Freedom House publikon raportin e vendeve në tranzicion në 2012, ku fshikullon Shqipërinë se ka rënien më të madhe në çdo shtyllë të demokracisë në krahasim me vendet e tjera të rajonit.
"Në 5 vitet e fundit Shqipëria ka treguar rënien më të madhe në çdo shtyllë të demokracisë, në krahasim me vendet e tjera të rajonit: Procesi zgjedhor, korrupsioni, shoqëria civile, pavarësia e mediave, qeverisja qëndrore, qeverisja lokale, pavarësia e gjyqësorit janë në nivelet më të ulëta të vlerësimit.
Në raport vlerësohet se në Shqipëri është thelluar korrupsioni dhe në vijimësi të konflikteve politike dhe institucionale të 2011, në 2012 kryeministri konsolidoi pushtetin e tij institucionet e shtetit; hoqi nga postet kyçe kundërshtarët e spikatur politikë si dhe përdori ndikimin e tij në sistemin gjyqësor. Gjithashtu treguesit ekonomikë u përkeqësuan për shkak të përpjekjeve për të privatizuar kompani kyçe, dhe dobësimit të investimeve direkte të huaja.
Freedom House e cilëson të rëndësishëm procesin elektoral dhe nënvizon se zgjedhjet janë test kyç për integrimin.
BERISHA:HOQI NGA POSTET KYCE KUNDERSHTARET E SPIKATUR
Në 5 vitet e fundit Shqipëria ka treguar rënien më të madhe, në çdo kategori vlerësimi, në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Ky trend vazhdoi edhe në 2012 kur kryeministri Sali Berisha dhe PD hoqi kundërshtarët e spikatur nga pozicionet kyçe dhe i zëvendësoi.
“Në vijimësi të konflikteve politike dhe institucionale të 2011, 2012 tregoi një konsolidim të pushtetit të Sali Berishës dhe të PD-së i cili hoqi nga postet kyçe kundërshtarët e spikatur dhe i zëvendësoi me të tijët.”- vlerëson raporti sa i takon qeverisjes demokratike në nivel qendror. Po kështu treguesit ekonomikë u përkeqësuan për shkak të përpjekjeve për të privatizuar kompani kyçe dhe dobësimit të investimeve direkte të huaja.
”Në Shqipëri, kryeministri Sali Berisha dhe partia e tij konsoliduan pushtetin mbi institucionet e shtetit dhe përdorën ndikimet e tyre në sistemin gjyqësor për të siguruar shfajësime në rastet e korrupsionit tejet të mediatizuara apo publike”- thuhet në raport, ku Shqipëria vlerësohet me shkallën 5.25.
KORRUPSIONI
Megjithë përpjekjejet për të luftuar korrupsionin mbeten një element kyç për integrimin e Shqipërisë në BE, vazhdohet të ketë rezultat të varfër në këtë fushë, për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe forcimit të institucioneve. Freedom House përmend skandalin me diplomën e djalit të Umberto Bossit. "Një skandal që përfshinte lëshimin e një diplome universitare për djalin e një politikani italian nxori në pah se sistemi arsimor në vend kontrollohet pak." Në bazë të provave të pandëshkueshmërisë së korrupsionit vlerësimi për Shqipërinë nga 5 bëhet 5.25."
LIRIA E MEDIAS
Raporti vë në dukje shtimin e operatorëve mediatikë, por nënvizon se “automatikisht kjo nuk ka ndikuar në rritjen e cilësisë." Raporti thotë se gazetarët në Shqipëri, që mbulojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, përballen me presione politike, kërcënime dhe sulme. Kjo ndodh dhe në Kosovë e Bosnje. Për Shqipërinë përmendet heqja e dënimit me burg për veprën e shpifjes dhe largimi i të vetmi grup ndërkombëtar mediatik, gjermani WAZ.
SHOQERIA CIVILE NUK MUND TE NDIKOJE NE VENDIMARRJE
Sa i takon ndikimit të shoqërisë civile, raporti vlerëson se në disa aspekte ajo nuk mund të ndikojë në vendimmarrje. Shoqëria civile jashtë kryeqytetit mbetet e pazhvilluar. "Performanca e sektorit po ashtu kompromentohet nga taksat e paqarta dhe rregullimi financiar, duke rritur sfidat sa i takon qëndrueshmërisë financiare dhe bashkëpunimit dhe koordinimit të varfër mes grupeve të ndryshme. Sindikatat janë të dobëta përballë trysnisë së autoriteteve dhe kompanive private". Raporti përmend se ka shenja të rritjes së aktivizimit civil gjatë 2012, duke cituar rastet e protestës së ish të përndjekurve, përmirësimit të kushteve të punës së minatorëve dhe të drejtave të LGBT-së.
QEVERIA VENDORE, NE 2012 RANE FONDET NGA QEVERIA QENDRORE
"Qeveria vendore është e dobët, e fragmentarizuar dhe subjekt i manipulimit politik nga ana e qeverisë qendrore, duke kompromentuar aftësinë e tyre për të funksionuar dhe për të ofruar shërbimet themelore. Transferimi i i fondeve për qeveritë vendore nga buxheti qendror ka vazhduar të bjerë në vitin 2012. Ndërkaq, politikat e shtrënguara të huadhënies e bëjnë pothuajse të pamundur për pushtetin lokal që të diversifikojë burimet e tyre të financimit me kredi."
SISTEMI GJYQESOR, NDIKIM POLITIK, U LARGUA INA RAMA HETOI ZYRTARE
Në 2012 sistemi gjyqësor vazhdoi të vuajë nga një presion politik. Raporti përmend largimin e Ina Ramës e cila shpesh kishte nisur hetim ndaj figurave qeveritare të akuzuar për korrupsion dhe abuzime të tjera “duke u armiqësuar me kryeministrin”- thuhet në të. Vlerësohet se janë ndërmarrë disa reforma në sistemin gjyqësor ndërkohë që mbeten për tu miratuar ligje të reja. Po kështu zbatimi i vendimeve të gjykatave mbetet i ulët, sidomos nga institucionet shtetërore. Raporti përmend dhe vrasjen e gjyqtarit të Vlorës Skerdilajd Konomit, në 2011, motivet dhe autorët e së cilës ende nuk janë zbuluar.
ZGJEDHJET TEST I RËNDËSISHËM
Raporti kujton se në fund të vitit u shkelën disa afate për përgatitjen e zgjedhjeve duke ngritur dyshime për votime të rregullta.
Panorama per 2013:" Zhvillimi i zgjedhjeve vitet e shkuara ka ndikuar tej mase zhvillimet politike dhe institucionale ne vend. Klima armiqësore politike aktuale dhe dështimi për të ecur përpara në rrugën drejt intergrimit në BE, është pasojë direkte e procesit elektoral të diskutueshëm të vitit 2009.
Zgjedhjet e tjera të përgjishme, të cilat do të zhvillohen më 23 qershor 2013, do të jenë një test i rëndësishëm për demokracinë shqiptare dhe për funksionimin e institucioneve. Qeveria do të mandatohet në shtator, kur parlamenti të nisë mandatin e tij 4-vjeçar. Raporti vëren retorika e ashpër ka ndikuar fort në zhvillimet politike dhe institucionale në vend.
Në raport Shqipëria ka këtë vlerësim:
Procesi zgjedhor vlerësohet me 5.25
Korrupsioni 5.25
Shoqëria civile me 4.5
Pavarësia e mediave me 4
Qeverisja qendrore 5
Qeverisja lokale 3.5
Pavarësia e gjyqësorit 4.75
SHQIPERIA NE RAPORT ME VENDET E BALLKANIT
Raporti mori në shqyrtim zhvillimet në vendet ish-komuniste të Evropës dhe Azisë Qëndrore. Raporti vlerëson se në Ballkan, korrupsioni ka vazhduar të thellohet, pavarësisht presionit nga Bashkimi Evropian dhe institucionet ndërkombëtare për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe për të sjellë vendime për rastet e profilit të lartë.
Sa i takon performancës së vendeve në rajon Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia kanë regjistruar rënien më shqetësuese, ndërsa Kroacia dhe Serbia kanë bërë shumë pak lëvizje në 3 vitet e fundit.
Gjithashtu raporti vlerëson se "Në të gjithë rajonin mungon transparenca dhe llogaridhënia sa i takon tenderave publikë, që kanë lidhje me interesa politke apo personale mes qeverisë, dhe aktorë të biznesit rregullisht ndërhyjnë në procedurat konkuruese. Institucionet gjyqësore janë subjekte të influencës politike, ndërsa gazetarët- në përgjithësi ata që mbulojnë cështjet e krimit dhe të korrupsionit- përballen me presionin politik, frikësimin dhe sulme. "

(Foto: Vleresimi i Shqiperise ne raport)
Redaksia online
(sg/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com