Frika për një frenim të gjatë të ekonomisë kineze ka luhatur edhe njëherë tregjet ndërkombëtare. Paniku është përhapur mes investitorëve çka ka shkaktuar edhe rënien më të keqe të 4 viteve të fundit në bursë.

Bursa Nikkei në Tokio është mbyllur me 4.61% rënie. Bursa e Shangait ka humbur 8.5%, duke i zeruar të gjitha fitimet e 2015-s.
 
Wall Street 
Edhe bursa e Wall Street është hapur me shenjën e minusit.  Dow Jones ka humbur 1,14%, Nasdaq ka lëshuar 0,49% dhe S&P 500 ka rënë me 1.21%.

Europa
Frika e tregjeve aziatike është transmetuar edhe në vendet e Europës, të cilat kanë shënuar rënien më të keqe prej vitit 2008.
 
E ka nisur me rënie bursa e Milanos, Ftse Mib është hapur me 3,62% renie për të humbur më pas 5,96%.
 
Parisi humbet 5,35%, Frankfurti 4,70% ndërsa Londra 4,6%. Shiriti i zi takon Borsës së Athinës e cila ka humbur 10,54%, duke shënuar edhe rennin më të lartë .
 
Ekonomia kineze
Shqetësimi i investorëve është shtuar nga pasiguria që ka përfshirë të ardhmen e ekonomisë kineze.
 
Pekini, motorri i rritjes globale, ka sinjalizuar rritjen më të ulët prej viteve ‘90 deri në 2014 dhe është ulur me nga 7 % dy tremujorët e parë të 2015-s.
 
Zhvlerësimi i Yen-it është lexuar si në vullnet për të mbështetur eksportin.

Nafta
Frika e ngadalësimit të ekonomisë kineze dhe renia e bursave aziatike e europiane çojnë në kulm çmimin e naftës. Në Azi çmimi ka prekur minimumin  prej rreth 6 vite gjysmë, respektivisht në 39 dhe 44,24 dollarë për  fuçi.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)