Një shofer ambulance është proceduar penalisht nga Policia e Fierit.

Shoferi i ambulancës me iniciale L.P 64 vjeç banues në Fier në momentin që ka qenë duke transportuar një paciente ka frenuar menjëherë çfarë ka sjellë dhe rrëzimin e pacientes me iniciale F.B  e cila për pasojë ka marrë dëmtime.

64 vjeçari do të përballet me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për hetime të mëtejshme.