FRESSH do të nisë sot aktivitetin Multikulturor Beograna. Ky aktivitet vjen si një bashkëpunim mes Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar Rinisë Demokratike e Serbisë dhe një sërë artistësh kosovarë, me mbështetjen e Friedrich Ebert Stiftung. Përgjatë dy ditëve do të organizohet një konferencë në ambientet e Akademisë së Arteve, ku do të diskutohet rreth sistemit arsimor, eksperiencave dhe sfidave të përbashkëta të tij, parë nga këndvështrimi i të rinjve të Shqipërisë dhe Serbisë.
/Shqiptarja.com







