Fresh Voice, Majko: Shpaloseni
veten si  propozim alternativë politike

Fresh Voice, Majko: Shpaloseni<br />veten si  propozim alternativë politike
Ishte Fieri ndalesa e  radhës së  të rinjve socialistë në garën e  FRESSH VOICE, përmes të cilës do të dalin liderët e rinj të strukturave rinore të PS-së.
 
Deputeti  Pandeli Majko ka ftuar të rinjtë ta shpalosin veten si një propozim alternativ për politikën shqiptare.  
 
Në këtë takim rinor nuk munguan edhe batutat me anëtarin tjetër të jurisë aktorin Gazmend Paja.

"Gjërat e thjeshta në politikë mund të jenë shumë të komplikuara. Po e dëgjuat me vëmendje është një muzikë që ne e vendosim dhe është një hymn për në Freshvoice. Refreni i saj është,  i përkthyer nga anglishtja, ‘Dëshiroj të di a mund të më duash sërish”. Është një hymn që ne politikanët, si të rinj dhe të vjetër, i’a përsërisim këtij vendi, këtij vendi, kësaj nëne  të dashur që quhet Shqipëri, pa dashur që të përdor asnjë lloj metafore, çdo katër vjet nëse ky vend do të na dojë përsëri apo jo ne dhe ëndrrën tonë që përfaqësojmë, pavarësisht se kemi një barrë me mëkate. Por sigurisht çdo moment vjen një brez tjetër i cili do të marrë stafetën e drejtimit të PS por edhe barrën e ribërjes së propozimit në emër të Partisë Socialiste për të ardhmen e vendit që do t’i drejtohet Shqipërisë dhe shqiptarëve’ tha Majko.
 
Ndërkohë që Elisa Spiropali ka thënë se, “Së bashku me konkurentët dhe së bashku me FRESH do të punojmë e argëtohemi së bashku dhe do të fitojmë zgjedhjet e 2017 me Edi Ramën dhe PS-në për Shqipërinë e gjeneratës tjetër’ tha ajo.
 
Ndërsa Pandeli Majko shtoi se”Ne si juri jemi në pozitë të vështirë, pasi gjysma e jurisë jemi në konflikt interesi. Kemi një nuse nga Fieri që e kam në krah të djathtë dhe gjithashtu kemi Gazin që ka ardhur sot……” dhe përgjigjia ka ardhur menjëherë nga Gazmend Paja i cili ka shtuar se, “Një dhëndër nga Fieri’ 

Të pranishëm në këtë takim ishin të gjithë anëtarët e jurisë së FRESH VOICE.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi