FRESH VOICE, Spiropali: Numër i
madh aplikimesh, gjithëpërfshirje

FRESH VOICE, Spiropali: Numër i<br />madh aplikimesh, gjithëpërfshirje
Anëtarja e Asamblesë Kombëtare të PS, Elisa Spiropali, njëherësh anëtare e jurisë së FRESH VOICE ka vlerësuar pjesëmarrjen e lartë të konkurrenteve në garën kombëtare të liderëve të rinj që do të hyjnë aktivisht në jetën e rinisë eurosocialiste.
 
Në këtë proces do te zgjidhen konkurrentët që do të drejtojnë FRESH-in në nivel kombëtar.
 
50 konkurrente të spikatur do të marrin pjesë në Akademinë Politike, 400 të tjerë në Akademinë Verore.
 
 “Fresh Voic” gara kombëtare për liderët e rinj që do të hyjnë aktivisht në jetën e rinisë evropiane eurosocialiste nisi më 20 mars. Në vetëm një muaj kemi një numër shumë të paparashikueshëm aplikimesh. 4215 profesionistë, studentë, gjimnazistë, kanë hyrë në garë për ti dhënë zë vetes së tyre, komunitetit të tyre dhe vendit. 4215 të rinj e të reja do të hyjnë në një garë të paparë për tu dalluar, zgjedhur e fituar. Në këtë proces do të përzgjidhen konkurentët për të drejtuar Freshin nënivel kombëtar e vendor. 50 konkurentë të spikatur do të marrin pjesë në Akademinë Politike të Partisë Socialiste si dhe 400 të tjerë do të marrin pjesë në Akademinë Verore. Të tjerët do të përfshihen në aktivitetet  e organizuara në nivel vendor. Do të jemi sa më objektiv dhe shumë të vëmendshëm për të zbuluar ata që kanë talentin, energjinë, pasionin dhe vendosmërinë për tu dalluar. Por nuk do ta lëmë pas dore asnjë konkurrent vetëm sepse ne e dimë që jo çdo kush mund të jetë një lider. Por shumëkush mund të jetë një lojtar i vyer i skuadrës. Ne duam që në fund të kemi fituesin e kthyer në drejtues, por edhe skuadrën e madhe të konkurentëve të kthyer në aktivistë." tha ajo.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?