FRESSH në Divjakë Veliaj:
Rama kryeministër, prioritet rinia

FRESSH në Divjakë Veliaj: <br />Rama kryeministër, prioritet rinia
DIVJAKE- Projekti më i ri “Unë jam FRESSH” ka zhvilluar ditën e djeshme në Divjakë punimet e tij. Sekretari për Rininë dhe Emigracionin në PS, Erion Veliaj tha se vitin tjetër me Edi Ramën kryeministër, prioritet do të jenë të rinjtë.

“Kjo që bëjmë ne sot dhe që duam të bëjmë me fitoren e 2013 është diçka që e kemi në dorë ne vetë. Ju e keni në dorë. Ne duam që kur Edi Rama të jetë kryeministër vitin që vjen, të rinjtë te jenë prioritet për të drejtuar shtetin shqiptar”, tha Erion Veliaj.

Gjatë fjalës së tij Rama deklaroi se të rinjtë duhet të jenë inkurajuesit e prindërve të tyre në rrugën drejt fitores në zgjedhjet e 2013.

“Viti 2013 do të jetë viti i ndryshimit për Shqipërinë, do te jetë viti i ndryshimit për të gjithë brezat. Por do të jetë në radhë të parë viti i ndryshimit për të rejat dhe të rinjtë e këtij vendi. Sepse ne duam të shkojmë në Europë, po duam të shkojmë në Europë duke e bërë Shqipërinë evropiane. Duke bërë që në Shqipëri të jetohet si në Europë dhe jo duke u thënë njerëzve në qoftë se doni Europën ikni matanë se këtu Europa është një utopi”, u shpreh kryesocialisti Rama.

Deputeti i Lushnjës Bashkim Fino ka preferuar t’ju jap një këshillë të rinjve.

“Po ju jap një këshillë që ta dini të gjithë. Politika nuk fillon me thinja të bardha siç më kanë dalë mua. Politika fillon me ju të rinjtë se ju jeni e ardhmja e Shqipërisë. Do ju them edhe një gjë tjetër shkurt. Po i them Erionit dhe gjithë stafit eurosocialist që kemi këtu se të rinjtë e Divjakës dhe të Lushnjës të jeni të bindur që do ta kemi të padiskutuar fitoren e 2013 me Edi Ramën kryeministër”, tha Fino.
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë