FRESSH protestë para
kryeministrisë: Drejtësia vdiq|

TIRANE- Të rinjtë e FRESSH-it të Tiranës kanë protestuar sot ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë që shpalli të “pafajshëm” ish zëvendëskryeministrin e vendit, Ilir Meta.

Në një marshim që ka nisur nga Gjykata ne drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për tu stacionuar përpara kryeministrisë, të rinjtë e FRESSH, me një arkivol të mbuluar me pankartën e vrasjes se drejtësisë, kanë dhënë mesazhin se ajo u varros ne oborrin e qeverisë. Tubimi zhvillohej pikërisht në momentin kur në kryeministri zhvillohej mbledhja e qeverisë.

Sipas tyre Shteti nën dhunën e pushtetit vrau drejtësinë në Shqipëri.

“Shteti i nënshtruar ndaj pushtetit duke shpallur “pafajësinë” e Ilir Metës, dje duke mohuar Drejtësinë për Gërdecin, edhe sot duke mohuar Drejtësinë për 21 Janarin e ka vrarë drejtësinë në Shqipëri. :“Sot ne varrosëm drejtësinë shqiptare. Zoti Kryeministër ju e vratë atë! Varroseni në oborrin e qeverisë tuaj!” – deklaruan drejtuesit e FRESSH.
(sg/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq