FRESSH protestë para Bashkisë
“Ku janë hapësirat e premtuara”

FRESSH protestë para Bashkisë<br />“Ku janë hapësirat e premtuara”
TIRANË - Në Ditën Kombëtare të Rinisë, gjimnazistë të kryeqytetit, anëtarë të Forumit të Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë kanë dalë në një protestë përpara Bashkisë së Tiranës.

“Protestojmë paqësisht, por me indinjatë të thellë, duke kërkuar të na kthehen hapësirat  publike të cilat janë pushtuar si dhe krijimin e hapsirave të reja në shërbim të komunitetit e në veçanti të të rinjve.”- shprehen të rinjtë e FRESSH.

Ata i kujtojnë Bashës, se tre vjet më parë kur Basha ishte kandidat për Kryetar  të  Bashkisë Tiranë, premtoi më shumë hapsira publike dhe argetuese për qytetarët e Tiranës.
 
Deklarata e plotë e FRESSH në protestën para Bashkisë
Sot, më 8 Dhjetor, pikërisht në Ditën Kombëtare të Rinisë, ne gjimnazistët e Forumit të Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë kemi vendosur të protestojmë këtu përpara Bashkisë së Tiranës.

Protestojmë paqësisht, por me indinjatë të thellë, duke kërkuar të na kthehen hapësirat  publike të cilat janë pushtuar si dhe krijimin e hapsirave të reja në shërbim të komunitetit e në veçanti të të rinjve.

Tre vjet më parë, asokohe kandidat për Kryetar  të  Bashkisë Tiranë, zoti Lulzim Basha na premtoi më shumë hapsira publike, hapsira të gjelbera dhe argetuese për qytetarët e Tiranës.

Ndaj Sot, ne jemi këtu në kërkim të hapsirave që na u premtuan dhe që qytetarët e kryesisht ne të rinjtë meritojmë. Na u premtua shumë, por rezultatet e një vezhgimi që mund ta bejë secili prej nesh, tregon se hapsirat jo vetëm që nuk janë shtuar, por përkundrazi, janë minimizuar.

Akuzohemi shpesh se jemi duke iu larguar gjithmonë e më shumë   aktiviteteve sportive. Por, çfarë na ofrohet ne sot më shumë se sa tavolinat e bizneseve që zaptojnë trotuaret anë e mbanë qytetit?

Pikërisht për këtë arsye sot, duam t’i themi në sy kryetarit të Bashkisë që ka kohë që ka marrë pushimet se:

Ku janë premtimet, 10 kinematë,11 bibliotekat dhe terrenet sportive që duhet të ishin gati brenda vitit të parë të mandatit? Kërkojmë përgjigje nga ju zoti kryetar!
Ku është premtimi se Tirana do të kishte mundësinë te priste 100.000 studentë?

Ku është premtimi se do të bëhet ulja e numrit të nxënësve në klasa në 30, si dhe zhvillimi i mësimit me vetëm një turn në shkollat e kryeqytetit?

Sot, mësimi jo vetëm që vazhdon të zhvillohet me dy turne e numri i nxënësve në klasa ka mbetur i pandryshuar, por edhe ato pak shkolla ku mësimi vazhdon të zhvillohet me një turn, së shpejti pritet të ndryshojnë.

Përpos këtyre, ende nuk i kemi parë 20 qëndrat e reja sociale. Ende nuk ka asnjë masë të ndërmarrë nga bashkia kundër shfrytëzimit të fëmijëve në rrugë.
Pastrimi i Tiranës, premtimet për studentët e shumë premtime të tjera të pambajtura, janë jo vetëm shqetësimi ynë, por edhe i çdo qytetari i cili, ka ardhur në këto zyra e nuk ka marrë kurrë përgjigje.

Ndaj së fundmi, duam të themi se 160 mijë qytetarë e subjekte nuk kanë marrë asnjë përgjigje për ankesat apo kërkesat e tyre, dhe ne nuk duam të jemi “një” ndër ta në këtë rast, por zëri i të gjithë atyre që nuk u dëgjuan kurrë.

Ne kërkojmë zgjidhje dhe e duam atë tani, para se të jetë tepër vonë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë