Friedrich Merz gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih

Gjatë një seance me pyetje dhe përgjigje pas fjalës së tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kancelari gjerman Friedrich Merz tha se Rusia duhet të çohet në një situatë ku nuk sheh “asnjë avantazh të mëtejshëm” nga vazhdimi i pushtimit të Ukrainës.

Në një referencë të tërthortë ndaj liderit hungarez Viktor Orban, ai përmendi rastin e një kryeministri të BE-së që kishte vizituar Rusinë dhe, sipas tij, “nuk kishte arritur asgjë”. Sipas Merz, menjëherë pas asaj vizite, Rusia ndërmori një sulm veçanërisht të ashpër ndaj Ukrainës.

Kancelari theksoi se qëllimi është që Rusia të arrijë në pikën ku lufta nuk është më e dobishme për Moskën.

“Duhet t’i çojmë në këtë pikë për ta ndalur. Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi ushtarakisht, ekonomikisht, politikisht dhe diplomatikisht për ta arritur këtë”, deklaroi ai.


Lajmi kryesor:

Konferenca e Sigurisë në Mynih nis mes tensioneve SHBA-Europë, kancelari gjerman: Rendi botëror që njihnim nuk ekziston më