Frikë nga terrorizmi, ndeshjet 
e “Francë 2016” luhen pa tifozë

Frikë nga terrorizmi, ndeshjet <br />e “Francë 2016” luhen pa tifozë
Mbeten edhe 100 ditë nga starti i Europianit që do të luhet në Francë dhe ajo që raportohet është shokuese. Disa ndeshje të “Francë 2016” mund të luhen pa tifozë për të evituar sulme të mundshme terroriste.

Pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris Uefa po mendon edhe për masat ekstreme.
 
“Nëse është për çështje sigurie e kemi të nevojshme që ndeshjet ti luajmë pa tifozë” ka shpjeguar drejtori I këtij turneu Martin Kallen për mediat.

Tjetër opsion që po studion Uefa është që të ndryshohen stadiumet ose ndeshjet të luhen në një kohë tjetër.

Kallen ka thënë:”Është e mundur që disa ndeshje të spostohen ose të luhen më vonë por dua të them se mungojnë edhe tre muaj nga starti i kompeticionit dhe nuk ka sinjale për kërcënime ekstreme apo situate alarmante” përfundon drejtori i turneut.

Stadiumi “Stade de France” që do të presë ndeshjen hapëse ishte një nga objektivat e sulmeve të 13 nëntorit. Në këtë Europian merr pjesë për herë të parë edhe Shqipëria dhe nëse këto masa vihen në zbatim atëherë tifozët shqiptarë ndoshta nuk do kenë mundësi të ndeshjen në stadium Kombëtaren.

Redaksia Online
(b.h/Shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar