Frika e PD nga Rama,Moisiu:Pse
qan moj bijë, akoma s’je martua

Frika e PD nga Rama,Moisiu:Pse<br />qan moj bijë, akoma s’je martua
Ish-presidenti Alfred Moisiu ka komentuar frikën e opozitës për manipulimin e zgjedhjeve nga Rama, ku është shprehur se këto lojëra duhet të marrin fund njëherë e mirë.
 
Alfred Moisiu i ka shpjeguar dyshimet e parakohshme të Partisë Demokratike dhe Bashës përmes një fabule.
 
“Ky dyshim i opozitës që konteston zgjedhjet e ardhshme me dyshimin se ato do të manipulohen më kujtojnë një fabul që i shkon shumë për shtat një situate të tillë. Fabula është kjo: Një vajzë e re u fejua dhe në ditën e parë filloi të qante. E pyet e ëma: “Po pse qan, moj bijë? Ti akoma nuk je martuar…”
 
“Po ja, i thotë vajza. Mua më shkuan sytë tek ajo shpata që është varur në mur. Mendova se kur të martohem do të lind një fëmijë. Djepi ku do të përkund fëmijën mund të jetë poshtë kësaj shpate. Sikur ajo shpata të bjerë nga muri dhe të më vrasë fëmijën? Ja për këtë po qaj…”Ja, kështu më duket dhe ky pretendimi i opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme ende pa u bërë ato.
 
Si mund të ngihen dyshime për zgjedhjet që nuk janë bërë? Këto lojëra duhet të marrin fund njëherë e mirë dhe të hyjmë në normalitet”,
thotë Moisiu në një intervistë për gazetën Dita.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Më ndihmo të paktën ta di pse ma vranë djalin

Më ndihmo të paktën ta di pse ma vranë djalin