Frika nga aktet terroriste në Europë
Gjermani,superoperacion kundër ISIS

Frika nga aktet terroriste në Europë<br />Gjermani,superoperacion kundër ISIS
Europa vijon të jetë e frikësuar nga sulmet terroriste. Një superoperacion kundër terrorizmit është ndërmarrë nga forcat gjermane të cilat kanë nisur të hetojnë një organizatë e njohur si “ Toka e vërtetë” e cila dyshohet se ka lidhje me ISIS dhe se ka rekrutuar rreth 140 luftëtarë.
 
Në orët e para të mëngjesit autoritetet kanë bastisur më shumë se 200 apartamente, zyra e ndërtesa në më shumë se 10 lande.
 
Mediat shkruajnë se anëtarët e organizatës janë fondamentalistë islamikë. Policia ka sekuestruar materiale të cilat mund të ndihmojnë hetimet.
 
Deri më tani askush nuk është arrestuar por ministri i brendshëm gjerman De Maizere u shpreh se po mundohet të rritet presioni ndaj grupeve ekstremiste. Sipas tij ky aksion nuk ka qëllim të godasë të drejtat myslimane por të zhduket propaganda fondamentaliste.
 
Të dhënat sekrete gjermane thonë se më shumë se 1200 persona mund të jenë terroristë potencialë e që nga tetori më shumë s 870 persona janë nisur nga Gjermania drejt Sirisë dhe Irakut.
 
Edhe në Rusi është ndërmarrë i njëjti aksion me synim goditjen e sulmeve terroriste, ku 5 persona janë arrestuar pasi dyshohen se janë të lidhur me shtetin islamik.
 
Sipas mediave ruse gjatë operacionit janë sekuestruar dy eksploziv artizanalë ku secili mund të mbante rreth 10 kg tritol, 5 armë zjarri dhe shumë municione të tjera.
 
Prej më shumë se një viti Europa ndodhet nën kërcënimin e sulmeve terroriste duke kujtuar edhe ngjarjet në Francë apo dhe në Gjermani ku janë shënuar një numër i madh viktimash e në të gjitha rastet Shteti islamik ka marrë përgjegjësinë e krimit.

[gallery]19665[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ukraina ngre avionët luftarakë F-16 në fluturim, presidenti Zelensky: Moment historik, ne ia dolëm

Ukraina ngre avionët luftarakë F-16 në fluturim, presidenti Zelensky: Moment historik, ne ia dolëm