Frika nga terrorizmi, dëbohet nga
Italia shqiptari, do t’i bashkohej ISIS

Frika nga terrorizmi vazhdon të jetë e pranishme. Ka ende njerëz që Italia i largon me vendim dëbimi të menjëhershem.Një nga të dëbuarit, pikërisht shqiptari jetonte në Pozzo d’Adda dhe prej kohësh kishte manifestuar synime të qarta për t’iu bashkuar ISIS-it dhe luftës së kalifatit

Mediat italiane raportojnë se janë shtrënguar kontrollet në Milano dhe vetëm së fundi është dëbuar nga Italia një shqiptar i cili pas hetimeve rezultoi të ishte një ndjekës i ekstremizmit.

Lajmin e ka dhënë vetë ministri i Brendshëm, Angelino Alfano. “Kemi lëshuar dy urdhra dëbimi nga vendi, me dekret të firmosur nga unë dhe shkak është terrorizmi” ka thënë ai.Sipas Alfanos numërohen në total 73 persona që janë dëbuar me të njëjtin qellim.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi