Ervin Dalipaj, ka filluar ti ndruhet një hakmarrje të mundshme, pas dërgimit të disa mesazheve në familjen e tij, se do hakmerreshin për gjakun e Gazmend Çollakut. Frika nga hakmarrja atij i është shtuar akoma dhe më tepër, kur në Durrës persona të pa identifikuar kanë sulmuar me kallashnikov banesën e shtetasit Denis Shtraza, duke lënë një fëmijë të plagosur. Prej kësaj dite, Dalipaj ka filluar të marrë masa, ku gruan dhe vajzën e tij 7-vjeçare e ka çuar në Elbasan, tek prindërit e nuses.
Ndërkohë që vetë qëndronte i fshehur në banesa të ndryshme të mara me qira dhe hotele, si në Vlorë, Tiranë dhe zona periferike të Durrësit. Dalipaj kurrë se ka pranuar vrasjen e Çollakut duke pohuar se në dosje ishin manipuluar provat hetimore. Por çfarë ka ndodhur? Vrasja e Gazmend Çollakut u krye në vazhdën e një seri krimesh në qytetin e Durrësit, ku disa prej tyre janë ende të pazbardhura.
Në atë periudhë prokurorë e policë,kanë zhvilluar disa analiza hetimore me qëllim zbardhjen e rrëmbimit dhe vrasjes së Gazmend Çollakut, pasi në këtë krim vrasësit kishin përdorur uniforma policie. 20 ditë nga sekuestrimi i automjetit të Dalipaj dhe kontrollit fizik i makinës së tij, dy oficerët e Durrësit që kishin marrë në dorë dosjen,e kanë parë të nevojshme të kryejnë një tjetër kontroll fizik të automjetit tip foristradë “Benz Ml”, e cila ndodhej e bllokuar në ambientet e komisariatit, që prej mesnatës së 6 janarit 2016.
Kontrolli është kryer me urdhër të prokurorit, i cili ka miratuar kërkesën e oficerëve për të ushtruar një kontroll të dytë në këtë makinë, ku kanë asistuar ekspertë të policisë shkencore si Artur Mali, Aleksandër Bushati, Arben Nano, specialisti i krimeve Rebani Farruku dhe Lorenc Dervishi. Në këtë kontroll nuk kanë qenë prezent Dalipaj dhe Shtraza. Pikërisht në këtë verifikim është gjendur dhe prova gjenerale, njolla gjaku në disa sende,që çuditërisht nuk u gjetën nga oficerët e policisë së Durrësit në kontrollin e parë të automjetit.Pas ekzaminimeve të njollave të gjakut, policia tha se ato korrespondonin me gjakun e viktimës të Gazmend Çollaku.
Provat gjenerale
Pikërisht në këtë verifikim është gjendur dhe prova gjenerale, njolla gjaku në disa sende, që çuditërisht nuk u gjetën nga oficerët e policisë së Durrësit në kontrollin e parë të automjetit.
Frika nga hakmarrja, fshihen pamjet filmike
Pronari i servisit, “shkul” serverin e kamerave të sigurisë
Megjithëse zona ku është bërë ekzekutimi i Ervin Dalipaj dhe shokut të tij, Juxhin Dauti është e mbuluar me biznese që survejohen nga dhjetëra kamera, prokuroria ka mundur të sekuestrojë vetëm një video, që tregon momentin e largimit të automjetit. Makina prej nga është qëlluar 32 herë me kallashnikov drejt dy personave është e tipit “BMW X5” dhe se ajo është kapur teksa lëviz me shpejtësi.
Nga ana tjetër policia ka kërkuar kamerat e sigurisë të servisit ku vajzat dhe dy viktimat kanë shkuar për të tërhequr makinën tip “Smart”. Pronari i servisit, s’ka pranuar të bashkëpunojë me grupin hetimor, pasi u ka deklaruar se biznesi i tij është I rrethuar me kamera sigurie, por ai nuk ka të instaluar një server që mban në ruajtje pamjet filmike. Policia dyshon se serveri është zhdukur menjëherë pas vrasjes nga pronari i servisit, nga frika e një hakmarrje të mundshme kundër tij, nga autorët e krimit të rëndë. Pavarësisht kësaj grupi i hetimit megjithatë shpreson të grumbullojë filmime të tjera sigurie nga kontrollet që po ushtrohen në disa biznese përgjatë rrugës dytësore të Sukthit. Në këtë mënyrë, hetuesit shpresojnë të bien në gjurmët e dy automjetet në të cilat ndodheshin vrasësit e Dalipajt dhe Dautajt.
Automjetet njëra “X5” dhe tjetra “Audi” janë përshkruar nga dëshmitarë okularë që panë skenën, se si u zbrazën breshëritë e automatikut mbi dy shokët. Në versionin zyrtar policia thotë se ka sekuestruar 32 gëzhoja dhe një predhë si edhe valutë në euro. Sipas policisë të dy viktimat janë qëlluar në një distancë të afërt, gati 2 metra largësi. Ata janë përshkuar nga disa plumba, ku vetëm Ervin Dalipaj ka pasur në trup 12 të tillë. Dalipaj dhe Juxhin Dauti janë përcjellë ditën e djeshme për në banesën e fundit.
Serveri
Pronari i servisit, s’ka pranuar të bashkëpunojë me grupin hetimor, pasi u ka deklaruar se biznesi i tij është I rrethuar me kamera sigurie, por ai nuk ka të instaluar një server që mban në ruajtje pamjet filmike.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

VIDEO