Frika për sulm nga Kina, porosia e Tajvanit për 66 avionë luftarakë nga SHBA nuk përfundon deri në 2026! Probleme me programin kompjuterik

Frika për sulm nga Kina, porosia e Tajvanit për 66 avionë luftarakë nga SHBA nuk përfundon deri në 2026! Probleme me programin kompjuterik

Avion luftarak F-16

Porosia e Tajvanit për 66 avionë luftarakë të rinj të avancuar F-16V nga Shtetet e Bashkuara nuk do të përfundojë deri në vitin 2026 për shkak të problemeve të programit kompjuterik, tha të enjten Ministri i Mbrojtjes Chiu Kuo-cheng. Vonesat në dërgesat e armëve amerikane kanë ardhur pasi prodhuesit e kthyen vëmendjen e tyre në Ukrainë.

Në fillim të këtij muaji, ministri i Mbrojtjes i ishullit vetëqeverisës tha se vonesa ishte rezultat i ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit, por të enjten ai shtoi se pezullimi ishte për shkak të problemeve të programit kompjuterik për kontrollin e fluturimit.

"Në parim deri në vitin 2026, 66 avionët do të mbërrijnë të gjithë. Nuk ka absolutisht asnjë problem për këtë", u tha zoti Chiu gazetarëve në parlament. Shtetet e Bashkuara miratuan shitjen prej 8 miliardë dollarësh të avionëve luftarakë Lockheed Martin F-16 për Tajvanit në vitin 2019.

Rritja e mbrojtjes është e rëndësishme për Tajvanin për shkak të shqetësimeve në rritje se Kina do të përpiqet të marrë me forcë ishullin – të cilin Pekini e pretendon si të vetin. Që nga viti i kaluar, Tajvani është ankuar për vonesat në dërgimin e armëve amerikane, duke përfshirë raketat anti-ajrore Stinger. Prodhuesit kanë çuar furnizimet në Ukrainë pasi Rusia filloi agresionin vitin e kaluar.

Por për Komisionin e Posaçëm të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara për Partinë Komuniste Kineze, dorëzimi i armëve në Tajvan është një prioritet urgjent.

Të mërkurën, komisioni miratoi 10 rekomandime për Kongresin, duke përfshirë që Shtetet e Bashkuara duhet të dorëzojnë pajisjet ushtarake "të prapambetura" që Tajvani kishte porositur. Disa rekomandime të tjera lidhen gjithashtu me forcimin e aftësive mbrojtëse të Tajvanit.

Dy avionët e parë F-16 të porosisë supozohej të ishin dorëzuar midis tetorit dhe dhjetorit të këtij viti, por kjo është shtyrë në mes korrikut dhe shtatorit të vitit 2024, thanë zyrtarët tajvanezë këtë muaj.

Zëdhënësja e Lockheed, Liz Lutz, i tha agjencisë Bloomberg se kompania po punon "nga afër me qeverinë amerikane për të adresuar sfidat në mbështetje të objektivave të sigurisë amerikane".

Ndërsa vizitoi Tajvanin muajin e kaluar, ligjvënësi Michael McCaul, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se po përpiqej të përshpejtonte dërgesat e armëve.

Rupert Hammond-Chambers, president i Dhomës së Tregtisë SHBA-Tajvan, i tha Zërit të Amerikës se mbështetja ushtarake e huaj për Tajvanin është "vetëm një pjesë e përpjekjeve"./VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin