Frikë në Francë për një rikthim të mundshëm të pandemisë së Covid

Frikë në Francë për një rikthim të mundshëm të pandemisë së Covid

Në një intervistë të botuar sot në gazetën franceze ”Le Parisien”, Ministri i Shëndetësisë franceze, Olivier Veran lëshoi alarmin për një rifillim të shfaqjes së koronavirusit, këtij ”armiku të padukshëm”, siç e cilësoi ai

”Mbyllja e bareve është pjesë e mundësive për të luftuar kundër Covid-19”, shtoi Veran

“Prej disa ditësh shohim një rritje të dukshme të rasteve pozitive pasi kishin rënë për 13 javë rresht. Sot kemi mbërritur në të njëjtin nivel ditor para vendosjes së kufizimeve”, tha Ministri i Shëndetësisë franceze

Në Francë, ku një pjesë e popullsisë duket se e merr lehtë kërcënimin e pandemisë, duke mos i kushtuar vëmendje të veçantë përdorimit të maskave apo respektimit të distancës së sigurisë, ekzekutivi po shumëfishon thirrjet shmangien e një vale të dytë dhe mbi të gjitha një apel të ri për të mbyllje, që do të përfaqësonte një katastrofë ekonomike përtej asaj shëndetësore.

Veran u drejtohet kryesisht të rinjve duke u thënë se “shkalla asimptomatike është jashtëzakonisht e lartë”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar