Mijëra shqiptarë azilkërkues në Britaninë e Madhe, janë larguar nga hotelet ku ishin akomoduar.
Sipas mediave britanike mbi 4400 shqiptarë që më parë kishin kaluar kanalin e Lamansh për të shkuar në Angli kanë tërhequr kërkesat për azil. Shqiptarët përbëjnë shumicën dërrmuese duke pasur parasysh që në periudhën janar-mars ishin gjithsej 6 mijë kërkesa që u tërhoqën
Sipas the Times, largimi nga qendrat e azileve nga emigrantët shqiptarë, duke shmangur intervistat e detyrueshme me ligj, po përdoret si një metodë për të shmangur refuzimin e më pas rrjedhimisht dëbimin drejt Shqipërisë.
Megjithatë, Organizatat bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar që punojnë me azilkërkuesit kanë paralajmëruar qeverinë se jo të gjithë individët janë arratisur për këtë fakt, pasi mendohet se shumë prej tyre janë edhe viktima të shfrytëzimit.
“Ne nuk mund të lejojmë që njerëzit që kanë ardhur në vendin tonë të bëhen viktima të trafikimit dhe shfrytëzimit ose të vuajnë nga varfëria,” tha Enver Solomon, CEO i Këshillit të Refugjatëve.
Ka edhe nga ata shqiptarë që rrugëtimi i tyre drejt Britanisë së Madhe, ka rezultuar më kot, pasi çdo të enjte një avion “charter” i Home Office sjell në Rinas shqiptarë që kanë përfunduar dënimet ne burgjet angleze bashkë me ata që kanë shkuar me gomone.
Vitin e shkuar ishte fluksi më i lartë i emigrantëve që shkuan drejt Mbretërisë së Bashkuar me Gomone. Mbi 12 mijë u larguan atje për një jetë më të mirë. Ndërkohë ende vijon që ky numër të jetë i lartë, pavarësisht se ligjet janë forcuar.
B.V/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68.2%
-
Të gabuar
20.7%
-
Nuk kam mendim
11.1%
Vota total: 343
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Britani e Madhe/ Ministres antikorrupsion i kërkohet dorëheqja, nën hetim për përvetësimin e 3.9 miliardë paundëve
5 Janar, 13:17
-
Dëbora ‘pushton’ Britaninë e Madhe, vonesa në aeroporte dhe stacionet hekurudhore, ngrijnë avionët në pista
5 Janar, 12:24
-
Trump paralajmëron Britaninë: Hapni Detin e Veriut, hiqni qafe mullinjtë e erës
3 Janar, 19:11
-
Intervista/ Meloni: Pakti për emigrantët me Shqipërinë, leksion për Europën! Roli i Italisë ka ndryshuar! Musk, gjeniu i kohës sonë portretizohet si përbindësh
3 Janar, 15:52
-
VIDEO/ Media: Hajduti shqiptar Dorian Puka sfidon autoritetet britanike, feston Vitin e Ri në një klub nate në Londër ndërsa pret azilin
3 Janar, 09:30
-
Gruas së Bashar Assad-it i ndalohet trajtimi i kancerit në Britaninë e Madhe
30 Dhjetor 2024, 09:33
-
Po tentonin të kalonin me gomone nga Franca në Angli, mbyten tre emigrantë
29 Dhjetor 2024, 15:51
-
Ishte nisur për pushime me familjen, kryeministri britanik humbet njeriun e dashur
27 Dhjetor 2024, 17:19
-
U kap në ‘shtëpi bari’, 23-vjeçari shqiptar dënohet me burg (EMRI)
27 Dhjetor 2024, 15:46
Po shqiperia nuk eshte me si me pare kur te mbyste krimi dhe saimir tahiri ishte minister. Tani eshte bere si europa
Përgjigju