BEOGRAD- Ambasada shqiptare në Beograd u rrethua nga forca të shumta policie, në kuadër të masave të marra nga policia serbe për ndeshjen Partizani-Crvena Zvezda që u luaj mbasditen e sotme. Pas dhunës në stadiumin “Partizani” të Beogradit gjatë ndeshjes së të martës Serbi-Shqipëri, policia serbe ka marrë masa për ndeshjen e sotme, në mënyrë që të shmangen incidentet.
Në një lidhje telefonike për A1 Report, zëdhënësi i ambasadës shqiptare në Beograd, Ernald Filo shpjegoi situatën dhe shtimin e masave të sigurisë. Ai thekson se pati informacione se kjo godinë mund të sulmohej nga huliganët, dhe thotë se janë masat e marra janë për të garantaur sigurinë gjatë ndeshjes së dy skuadrave të Beogradit, Partizani-Crvena Zvezda.
Sipas tij kjo është një gjë normale, duke qenë se të tilla masa janë marrë edhe në vitet e kaluara, por ai vëren se për ndeshjen e sotme pati një shtim të dukshëm të forcave të sigurisë.

(Në foto: Forcat policore Serbe që kanë rrethuar Ambasadën Shqiptare në Serbi) Foto të tjera

Përveç forcave të policisë, pranë ambasadës u vendos edhe një autoblindë që shpërndan ujë dhe 4 autoblinda tankse.

“Nuk kemi parë ndonjëherë kaq shumë policë”, u shpreh Filo, zëdhënësi i ambasadës shqiptare në Beograd.

Ndërkohë që Filo u shpreh se ende nga ana e palës serbe nuk ka një konfirmim për vizitën e Ramës në Beograd, ndërkohë që pritet që Kryeministri i Serbisë Vuçiç të marrë një vendim brenda kësa fundjave.
"Forca policie kanë rrethuar ambasadën. Janë masa paraprake që janë marrë edhe në vitet e kaluara, e konsiderojmë diçka normale. Por ajo që vëmë re është se ka një forcim më të madh të masave të sigurisë.Sa herë që ka ndeshje midis dy skuadrave të Beogradit. Ambasada jonë dhe disa të tjera ruhen për ndonjë incident që mund të ndodhi. Duke pare masat e larta mendojmë se ndoshta mund të kenë ndonjë sinjal. Nuk dimë se çfarë informacioni mund të ketë policia.Në afërsi të ambasadës nuk shikojmë asnjë person, apo ndonjë parrullë që mund të cënojnë apo sulmojnë ambasadën. Thjesht janë masa që merren për ndeshjen. Përforcimi i masave vjen edhe pas ndeshjes së ditës së martë. E dinim që të të shtunën do të ishte ndeshja mes dy skuadrave të Beogradit. Presim që Vuçiç të vendosi përfundimisht për vizitën e Ramës. Zyrtarisht nuk jemi njoftuar."- u shpreh Ernald Filo për "A1 Report".

Pasditen e sotme në Beograd në orën 19:00 filloi të luhej ndeshja Partizani-Crvena Zvezda, e cila mbaroi me rezultatin 1-0.
Redaksia Online
(e.s/a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO