Frikë nga mafia shqiptare/ Mediat angleze: Pas Londrës, po kontrollojnë Birmingamin

Pas dominimit në tregun e kokainës dhe prostitucionit në Londër grupet kriminale shqiptare janë fuqizuar edhe në qytetin e Birmingamit në Angli. Gazeta “Birmingham Mail” përmes një artikulli të gjatë thotë se grupet e krimit të organizuar me origjinë nga Shqipëria, kanë marrë tashmë nën kontroll qytetin e Birmingamit në Britaninë e Madhe.

“Mafia shqiptare po forcohet në tregtinë fitimprurëse të drogës dhe prostitucionit në Birmingham dhe West Midlands. Gangsterët që mbajnë nën kontroll botën e nëndheshme kanë lëvizur drejt qytetit, si dhe në Coventry e Black Country, duke u zënë vendin kriminelëve vendas”, shkruan gazeta “Birmingham Mail”.

Shkrimi për mafian shqiptare në median angleze

Këtë situatë kjo gazetë e ilustron me disa shembuj. 

“Në 2017-n, Policia e West Midlands arrestoi 140 shqiptarë, 51 ishin përfshirë në trafikun e drogës duke përfaqësuar kategorinë më të madhe”.

Dy shqiptarët Bekim Domi dhe Shkëlqim Dardha u dënuan pasi atyre iu kap një sasi kokaine me vlerë 120.000 stërlina në qytetin e Birminghamit.

Në këtë artikull evidentohet fakti se zonën West Midlands grupet kriminale shqiptare kanë ndërtuar rrjete të fuqishme të shitjes së kokainës dhe drogave të tjera duke bashkëpunuar me grupe të tjera vendase apo të huaja.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro