VLORË- Pas përmbytjeve të 4 tetorit që paralizuan Vlorën dhe sollën dëme të mëdha, institucionet kanë nisur pastrimin e kanaleve, por po punojnë me hapa të ngadaltë. Aktualisht janë angazhuar punëtorët e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Bashki dhe Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizime Vlorë.
Report Tv kreu një vëzhgim në lagjen 'Pavarësia', aty ku kalon kanali i 'Siavit', i cili cilësohet ndër të rëndësishmit e grumbullimit të ujërave të bardha apo thënë ndryshe të shiut. Siç shihet në pamje kanali është i tejmbushur me mbetje urbane dhe vegjetacion, ç’ka dyshohet se solli përmbytjen në këtë lagje.
Ndërsa Njasim Habibaj një ish-punonjës i ndermarrrjes së Bonfikimit shprehet se kanalet kulluese duhen pastruar gjatë verës, dhe jo tani që ka nisur stina e reshjeve. Sipas tij ëshë përgjegjësi e instucioneve lokale t’i paraprijnë rrezikut.
Vendi ynë pritet të përfshihet nga reshjet e dendura të shiut nga e mërkura e kësaj jave ndaj banorët e lagjes “Pavarësia”, i druhen përmbytjeve. Ata kanë mbushur hyrjet e garazheve me thasë rëre.
Nga përmbytjet e 4 tetorit në Vlorë, u dëmtuan 352 banesa dhe 80 biznese, pronarët e të cilave ende nuk kanë marrë dëmshpërblim edhe pse janë kryer vlerësimet nga Bashkia e Vlorës.
-
Sa turp te shohesh Vloren tani.Rruget padtrohen pjese pjese ato me te dukshmet.Turistet shqyejne syte nga papastertia.Çudi si nuk i terheq njeri vemendjen ketij ktyetari qe nuk di te artikuloje dy fjale por me gjuhe rrugesh.A mund ti besohet Bashkia nje mesuesi te Italishtes?Skandal..
Përgjigju -
Si në luftë,nëpër llogore...Ngrihuni kundra këtyre plehrave...
Përgjigju -
PASTRONI KANALET O DERRA,,,DETYRONI BASHKINE TE PASTROJE KANALET,,,OSE I PASTRONI VETE,,,NDRYSHE PRAPE DO PERMBYTENI...
Përgjigju-
Po te permbyten se è meritojne , ben ndertime vend e pa vend , plerat i hedhin ne kanale .E çfar duan keta , te punojne te tjeret dhe keta te kruajne sumen dhe duke bere rremuje .pika qe sju bie , ne europe u zhduke njerez nga permbytjet .nuk i gjen gje nuk e ha morta muti
-









Komente
Komento