Trajneri gjerman, 77-vjeçari Josef Heynckes iu nënshtrua një operacioni në zemër në fundin e nëntori. Ish-trajneri i Bayern Munich apo Real Madrid kishte dy arterie të bllokuara plotësisht, me gjendjen shëndetësore që ishte e ndërlikuar. Pas operacionit në spitalin e Dusseldorfit, Heynckes për afro 2 javë ishte në terapi intensive, teksa ka rrëfyer momentet e vëshira.
"Ai ishte momenti më i keq i jetës sime. Nuk mund të flija, koha nuk kalonte. Ishte martirizim. Nuk prisja një operacion kaq të rëndë," tha Heynckes , i cili falenderoi të gjithë mjekët dhe stafin që u kujdesën për të.
Në moshën 77-vjeçare, Heynckes është tërhequr nga puna si trajner. CV-ja e tij si lojtar dhe si trajner është e jashtëzakonshme. Ai ishte kampion i Evropës në vitin 1972 dhe kampion i botës në 1974 me Gjermaninë.
Si trajner, ai udhëhoqi Real Madridin për të fituar kupën e shtatë të Champions në 1998 dhe Bayern Munich në 2013 për trofeun e tretë.