Tre predha janë konstatuar gjatë 24 orëve të fundit në Vlorë. Dy prej predhave janë gjetur ditën e djeshme nga banorët në fshatin Panaj . Ata sapo kanë parë predhën kanë njoftuar policinë. Këta të fundit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të shmangur incidentet e mundshëm. Policia ka mbajtur nën vëzhgim zonën për disa orë deri ditën e sotme ku në vendin e ngjarjes mbërritën forcat xheniere. Më pas u bë edhe çaktivizimi i tyre. Sipas xhenierëve predhat e gjetura datojnë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ndërkohë një tjetër predhë është konstatuar në fshatin Vodicë mesditën e së mërkurës. Edhe predha në fjalë është gjetur nga një banorë i zonës i cili po punonte tokën. Pas raportimeve forcat xheniere kanë shkuar edhe në fshatin Vodice dhe kanë çmontuar predhën e radhës.
-
E pse kanë frikë? Vlonjatët janë trima, hidhen
Përgjigju -
Ne kemi shpine ton te minuare dhe ne cojm ushtare ne letonin per me largu minate. Per boten po japim jeten dhe po nertojm boten dhe shpin ton e kemi zhele.
Përgjigju









Komente
Komento