Front i ri opozitar?Aleatët e Bashës
drekë me Topin e Blushin/FOTO

Front i ri opozitar?Aleatët e Bashës<br />drekë me Topin e Blushin/FOTO<br>
Pas protestës një ditë më parë, aleatët e Lulzim Bashës kanë drekuar sot me dy personazhe të njohur të politikës, kryetarin e FRD, Bamir Topi dhe atë të LIBRA-s, Ben Blushi. 

Siç duket edhe nga fotot e postuara në rrjetet sociale nga ka qenë kryetari i PAA, Agron Duka ai i cili ka mbledhur Vangjel Dulen, Nard Ndokën dhe Dashamir Shehin, aleatë të PD, duke i bërë bashkë me ish-presidentin dhe ish-deputetin e PS, në prej restoranteve të Durrësit. Dihet që Topi ka raporte të ndërlikuara me demokratët dhe prezenca e tij në këtë tryezë duket jo pak e çuditshme. Sikurse edhe prania e Ben Blushit, ish-ministër socialist në qeverinë e Nanos, i shkëputur nga grupi parlamentar i PS dy vite më parë kur themeloi LIBRA-n. 
duka
duka
(Aleatët e Bashës drekë me Topin dhe Blushin)

"Sot në Durrës pata kënaqësinë të kisha Dashin, Bamirin, Benin, Nardin dhe Vangjelin për një bilanc të vitit që po mbyllet, por folëm edhe për çfarë na pret në 2018", shkruan Duka në Facebook. Mos ndoshta kjo është një lëvizje e cila tregon se jemi në prag të formimit të një fronti të ri opozitar me Dukën, Ndokën, Dulen, Shehin, Topin dhe Blushin?

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike