Frontex: Bie ndjeshëm numri i emigrantëve që kanë hyrë në Evropë këtë vit

Frontex: Bie ndjeshëm numri i emigrantëve që kanë hyrë në Evropë këtë vit

foto ilustruese

Numri i kalimeve të parregullta kufitare nëpërmjet katër rrugëve kryesore në Bashkimin Evropian, ka rënë për 43 për qind në shtatë muajt e parë të këtij viti, krahasuar me shifrat e një viti më parë, tha agjencia kufitare e BE-së, Frontex.

Në total, sipas Frontex, në shtatë muajt e këtij viti, janë regjistruar 73,500 kalime ilegale të kufirit. Në muajin korrik, kalimet e paligjshme të kufirit ishin për 18 për qind më të ulëta, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shkruan rel.

Megjithatë, Rruga Perëndimore Mesdhetare është përdorur më së shumti nga migrantët për të arritur në Spanjë. Sipas Frontex, në total 23,100 migrantë, që kryesisht erdhën nga Afrika, kanë përdorur këtë rrugë për të hyrë ilegalisht në Spanjë. Kjo shifër është dy herë më e lartë, krahasuar me vitin e kaluar.

Ndërkaq, migrantët kanë vazhduar që të tentojnë të arrijnë në Evropë edhe përmes Detit Mesdhe, ndërkaq sipas Frontex-it, shifrat e lëvizjes e migrantëve përmes Ballkanit vazhdojnë të jenë modeste.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)