'Frontex paralajmërim për pezullimin e vizave', BE i përgjigjet PD-së: Marrëveshja rrit sigurinë dhe menaxhon emigrimin e parregullt

'Frontex paralajmërim për pezullimin e vizave', BE i përgjigjet PD-së: Marrëveshja rrit sigurinë dhe menaxhon emigrimin e parregullt

Foto ilustruese

Delegacioni i BE-së në vendin tonë është shprehur këtë të martë se marrëveshja Frontex nuk është paralajmërim për pezullimin e vizave sikurse ka deklaruar Partia Demokratike, por do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe garantimin e një menaxhimi më të mirë të emigrimit të parregullt në Shqipëri dhe rajon.

Më tej, delegacioni ka bërë me dije se menaxhimi i kufijve të vendit mbetet kompetencë e autoriteteve kompetente shqiptare dhe se agjencia u ofron ndihmë dhe mbështetje në frymën e bashkëpunimit të ndërsjelltë.

“Hyrja në fuqi e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Agjencisë Evropiane të Rojeve Kufitare dhe Bregdetare Frontex, the European Border and Coast Guard Agency në të ardhmen do të kontribuojë për rritjen e sigurisë dhe garantimin e një menaxhimi më të mirë të migrimit të parregullt në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin. Negociata për marrëveshje të tilla kanë përfunduar me partnerë të tjerë të Ballkanit Perëndimor.

 Menaxhimi i kufijve shqiptarë mbetet kompetencë e autoriteteve shqiptare. Agjencia u ofron vetëm ndihmë dhe mbështetje autoriteteve kompetente kombëtare, në frymën e bashkëpunimit të ndërsjelltë.

Nuk ka lidhje mes hyrjes në fuqi të marrëveshjes dhe mekanizmit për pezullimin e vizave. Është në interes si të Shqipërisë ashtu dhe të BE-së që të rrisin më tej bashkëpunimin e tyre për migracionin dhe sigurinë", sqaron delegacioni i BE-së.

Njoftimi i delegacionit të BE-së në rrjet social

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babalja: 29/01/2019 18:04

    Si gjithmon shoqata e shqupit pjerdh nga goja.

    Përgjigju
    • Arbër: 29/01/2019 21:26

      Sepse shqupat janë antishqiptar dhe antikombëtarë!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja