FRONTEX vlerësohet me medalje nderi, Soreca: Bashkëpunimi me Policinë shqiptare, model në Rajon! Çuçi: Marrëveshje që jetëson aspiratën për të qenë pjesë e BE

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi  ka vlerësuar sot me medalje nderi FRONTEX, Agjencia Evropiane e Rojës Bregdetare dhe Kufirit, dy vite pas nisjes së misionit në Shqipëri. Ceremonia u zhvillua pasditen e sotme në godinën e Drejtorisë Rajonale të Kufirit të Gjirokastrës, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca si dhe drejtues të FRONTEX dhe Policisë së

Për kreun e përgjithshëm të Policisë Kufitare, Eduart Merkaj, bashkëpunimi me Frontex ka qenë një histori suksesi.

"Impakti i këtij bashkëpunimi është i dukshëm. Gati 90 % e emigranteve të parregullt janë kapur në korridorin e veprimeve operacionale. Kemi patur efiçensë në shkëmbimin e informacionit për goditjen e grupeve kriminale, identifikimin e autorëve të veprave kriminale etj. Prej fillimit të operacionit, 1800 punonjës Policie Frontex, 578 roje kufitare vendase janë përfshirë në operacion. Numri i emigranteve të parregullt të kapur në zonën e operacionit pësoi rritje 6 here me shume se më parë. Operacionet e përbashkëta kanë patur produkt rritjen e sigurisë së kufijve", tha ai.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca nga Kakavija në një prononcim për mediat vlerësoi bashkëpunimin e policisë shqiptare me FRONTEX si model në rajon.

“Ky bashkëpunim ka shërbyer si një model në rajon. Shqipëria vazhdon të jetë një model në zgjerimin e bashkëpunimit të përbashkët. Kemi pasur rezultate konkrete bashkëpunimi. Prania e FRONTEX është dëshmi e sfidave tonat të përbashkëta. Do të angazhohemi me policinë shqiptare dhe mbështetje financiare” tha ai.

Edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se Shqipëria është shembull.

“Model i jashtëzakonshëm bashkëpunimi. Vullneti i qeverisë shqiptare për të qenë pjesë e BE. Janë marrëveshje të tilla që e jetësojnë këtë aspiratë për të qenë pjesë e BE-së. Shqipëria po bëhet një model që po ndiqet edhe nga vende të tjera jo anëtare të BE falë rezultateve pozitive të këtij bashkëpunimi. Marrëveshja me FRONTEX nuk është një rast i shkëputur. Shqipëria është ftuar nga Europol jo vetëm si pjesë e hetimeve evropiane por edhe të udhëheqë një nga këto grupet në luftën kundër trafikut” tha ai.

Shefi i FRONTEX u shpreh se “jemi krenarë për këtë bashkëpunim me Shqipërinë. Këto operacione kanë dhënë rezultate pozitive në forma të ndryshme të krimit ndërkufitar. Frontex do të vazhdojë mbështetjen e Shqipërisë për aspiratat tuaja të integrimit dhe kemi filluar donacioni e dytë në Shqipëri”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja