Lideri i grupit xhihadist të Jabhat Al-Nusras, i nohur ndryshe si Fronti Al-Nusra ka shpallur ndarjen nga grupi terrorist i Al-Kaedës. 

Në një mesazh të bërë nga agjencia e lajmeve al-Jazeera,  Abu Mohammed al-Julani njoftoi shkëputjen nga organizata terroriste mëmë dhe vijimin e aktivitetit terroriste më vete. 

Emri i ri i kësaj organizate u vendos të jetë Jabhat Fath al-Sham, (Fronti për Pushtimin e Sirisë).  

Ky vendim duket se është mirëpritur edhe nga komandot e Al-Kaedës pasi në mesazhin e tij, lideri i Al-Nusrës falenderon komandantët e Al Kaedas që mirëkuptuan nevojën për t’u shkëputur.

Shkëputja e këtij grupi nga grupi terrorist i Al-Kaedës, shihet nga analistët si një përpjekje e grupit për t’u afruar me grupe të tjera ekstremiste, pse jo edhe me vetë Shtetin Islamik.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)