Frontline” nis këtë të enjte në prime time, në orën 21.00 një rrugëtim të ri betejash në ekranin e Report Tv.

Nën autorësinë dhe moderimin e gazetares Marsela Karapanço, politika dhe ngjarja më e rëndësishme e momentit, nuk do të jetë thjesht një opsion më shumë, por beteja e së vërtetës pa kompromis, e pyetjeve të drejtpërdrejta, e kërkesës se “llogarisë” ndaj atyre që janë deleguar të përfaqësojnë qytetarët, politikanëve. Por jo vetëm! 

Në vijën e parë, Karapanço do të presë në një format tërësisht të ri, një panel të ftuarish speciale dhe ekspertësh, ku qëndrimet pro dhe kundër do të përplasen në betejat e prime time të enjteve. 

“Ata kanë betejën e tyre politike, ne jemi në vijën e parë. Betejat vijojnë në Frontline! “ shprehet Karapanço. 

Nga 5 tetori, ngjarja më e rëndësishme, ju pret çdo të enjte mbrëma në ekranin e Report Tv.